Heroi i pandemisë godet sërish: 10 miliardë dollarë për ilaçin që synon kancerin

Picture of INA
INA

03/06/2025

Mainz – Vetëm në Gjermani, rreth 240 mijë persona humbin jetën çdo vit nga kanceri. Por Biontech, kompania e njohur për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19, ka shënuar një hap të madh në luftën kundër kancerit.

Së bashku me Bristol Myers Squibb (BMS), një nga emrat më të mëdhenj të industrisë farmaceutike amerikane, Biontech do të zhvillojë dhe sjellë në treg antitrupin BNT327, që synon kancerin e mushkërive dhe gjirit.

Ilaçi ka potencialin të vendosë standarde të reja në trajtimin e disa llojeve tumoresh. Ai është tashmë duke u testuar në disa studime klinike, me më shumë se 1000 pacientë të trajtuar.

Investim rekord nga BMS

Sipas marrëveshjes, Biontech do të përfitonte deri në 11 miliardë dollarë (rreth 9.7 miliardë euro) nga kompania amerikane. BMS ka pranuar të paguajë paraprakisht 1.5 miliardë dollarë dhe deri në vitin 2028 do të derdhë edhe 2 miliardë dollarë të tjera, sipas afateve të marrëveshjes.

Gjithashtu, Biontech do të ketë të drejtën të përfitimit deri në 7.6 miliardë dollarë shtesë, të lidhura me zhvillimin, miratimin dhe tregtimin e terapisë. Shpenzimet e zhvillimit dhe prodhimit do të ndahen në mënyrë të barabartë nga të dy kompanitë, me disa përjashtime.

Edhe fitimet apo humbjet globale nga ky projekt do të ndahen në mënyrë të barabartë.

Deklarata e Uğur Şahinit dhe reagimi në treg

Uğur Şahin, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i Biontech, deklaroi se ky bashkëpunim synon “të përshpejtojë dhe zgjerojë zhvillimin e BNT327 për të shfrytëzuar tërë potencialin e tij”. Marrëveshja gjithashtu lejon që secila kompani të zhvillojë produktin edhe individualisht.

Lajmi u prit menjëherë pozitivisht në tregjet financiare: Aksionet e Biontech u rritën me 18%.

TË FUNDIT

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË