Heroi i Reçakut!

0

Beqir SINA – New York/INA

Dita e sotme shënon 20 – vjetorin e një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës.
Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje, me të parë në cilësinë e vezhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar pamëdyshje si një “krim kundër njerëzimit”.
Masakra e Reçakut – më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s, përcjellë INA.
Kjo masakër që ndodhi më 15 janar 1999 ishte cilësuar nga Walker pa asnjë dyshim si krim kundër njerëzimit. Ambasadori Walker nderohet edhe në Amerikë nga komuniteti shqiptar. Ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku sot e kujtojnë me nderime heroin e Reçakut – Ambasadorin William Walker, duke e cilësuar si heroi i Reçakut.


Ambasdori Walker, ka qenë dhe mbetet besnik i mbështetjes së plotë për lirinë e pavarësinë e Kosovës zhvillimin e saj dhe anëtarsimin në Kombet e Bashkuara.
“Nuk kam asnjë besim se udhëheqja aktuale serbe ka nxjerrë mësimet e duhura nga koha e Millosheviçit. Nëse ata(sërbët) kërkojnë që një popull t’i përkasë shtetit të tyre, atëherë ata të mos bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta poshtëruar, për ta shtypur dhe për ta çrrënjosur nga faqja e dheut atë popull”, theksoi Walker.
Duke deklaruar skenën në Reçak «si skena më e tmerrshme» që ai kishte parë ndonjëhere, William Walker, shefi i Misionit Nderkombëtar të Verifikimit në Kosovë, mund të ketë menduar se ai po bënte një gjykim të drejtpërdrejtë dhe njerëzor të një realiteti të ashpër. Në atë kohë, duke ju folur gazetarëve në 16 Janar, ai ishte duke qëndruar përpara një grupi prej më se 20 trupash në një luginë të ngushtë. Ku mbi 45 trupa u gjenden mbi një kodër në këtë fshat të vogël në pjesën jugore të Kosovës, në mes tyre 3 gra, një fëmijë 12 vjeçar dhe trupi i një plaku 80-vjeçar.


Më 15 janar 1999, forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, 25 km në jug të Prishtinës.Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Wiilliam Walker pasi vizitoi vendin ku u bë masakra, tha se ajo që kishte parë ishte ngjarja më trishtuese në jetën e tij. Zoti Walker e cilësoi këtë ndodhi si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Në këtë masakër të forcave serbe u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Viktimat e asaj masakre, tronditën botën. Për shkak të deklaratave të tij, që nxitën më pasë reagimin ndërkombëtar për të ndalur dhunën ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ish- qeveria e asaj që ashtuquhej atëhere “Jugosllavi”, e cila u shkërrmoq, e shpalli zotin Walker “person non grata”.
Në vitet e fundit, ndonëse në pension, ambasadori Walker, i ka qendruar pranë komunitetit shqiptarë në SHBA, i cili gjithmonë e ka pritur ngrohtë duke i shprehur mirënjohje për shëmbullin e tij. (INA)