Heshtja e partive shqiptare në Ulqin të vret dhe të provokon

0

Forca, Partia Demokratike dhe UDSH, partitë kryesore që verpojne në qytetin e Ulqinit,  edhe pas 4 ditëve të ngjarjes së të dieles në Shas nuk e kanë shkruar as edhe një fjalë të vetme dhe as që janë deklaruar për këtë rast duke treguar se sa larg janë ata me popullin e vet që e voton dhe i mban në ato pozita ku janë.

”Ku janë partitë politike shqiptare në Mal të Zi që nuk ju ndëgjohen zani? Ku janë strukur?”, këto ishin pyetjet më të shumta të qytetarëve Komunës së Ulqinit por edhe më gjërë reth mosreagimit të tyre për ngjarjen e Shasit, shkruan Ulqini Online.

Një heshtje e tillë partive shqiptare në Ulqin për një ngjarje të tillë që të vret dhe të provokon aq mnë shumë duke ditur se këto subjekte politike bazamentin votues të tyre e kanë pikërisht në trevën e Anës së Malit, aty edhe ku ndodhi ngjarja.

Ndërsa temë tjetër është reagimi i mediave dhe partive proserbe në Mal të Zi dhe Serbi. Është vështirë për të gjetur ndonjë medium apo edhe ndonjë subjekt politik që të mos ketë reaguar dhe sulmuar qytetarët shqiptarë ë Anës së Malit për rastin e së dielës në Shas.

Alternativa Shqiptare dhe LD në MZ janë dy subjektet shqiptare në Mal të Zi që janë deklaruar dhe kanë reaguar rreth ngjarjes të së dieles të ndodhur në Shas.