Heshtja karshi injorancës!

Picture of Ina Online
Ina Online

17/02/2025

Shkëlzen HALIMI

Subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut (por edhe në hapësirat tjera shqiptare) i “fusin gishtat” edhe aty ku nuk e kanë vendin. Dëmi i veprimeve absurde që moti është ambientuar dhe tashmë bashkëjeton me ne në paqe normale.

Te qenët i politizuar në përmasa fatale, ka bërë që të shtohet jo vetëm verbëria e zhvendosja e vlerave, por edhe përzierja e profesioneve, sa që sot nuk dihet se kush çka është. Krejt kjo ka nxjerrë në pah injorantët, të cilët udhëhiqen nga hiper-guximi, me qëllim që si e si të shijojnë ndonjë thërrime nga pushteti i kontrolluar.
Kështu, sot, traktoristit me hiper-guximin e tij nuk i lëviz as qerpiku nëse partia e tij kërkon që ai të ulet në kabinën e pilotit. Po kështu, as berberi nuk do të përtonte fare të ulet në karrigen e shqyrtimit të projekteve të kulturës shqiptare.

Nëse injorantët vendosin për kulturën shqiptare, atëherë natyrisht se injoranca do të na bëhet kod identifikimi. Vetëm ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për librin vendosin ata që nuk kanë lexuar asnjë libër, vendosin për dramat ata që as që e dinë se ku është teatri shqiptar, aq më tepër kur dihet fakti se ministritë i kanë mbushur me njerëz të gabueshëm, të cilët të vetmen meritë kanë dëgjueshmërinë partiake.

Edhe ato institucione të pakta kulturore që veprojnë janë shndërruar në qendra politike, qendra propagande, qendra për shërimin e frustrimeve. Në këto institucione gjithçka bëhet, por vetëm kulturë nuk bëhet. Kjo dëgjueshmëri në fushën e kulturës tashmë i ngjan perversitetit, sepse dëgjueshmëria dhe përfitimi i ndonjë ashti, manifestohet edhe me ulje të brekëve. Edhe kështu disa injorantë e shesin shpirtin e tyre, duke menduar se bota nuk sillet.

Të tillë vazhdojnë të bëjnë ahengje, të vetëkënaqen, të notojnë bashkë me kungullin nën sqetull. Askush me asgjë nuk i pengon, sepse shoqëria shqiptare ka humbur dëshirën për të pasur një kulturë të mirëfilltë shqiptare, për të pasur një ind të shëndoshë kombëtar, por edhe një identitet të qartë.
Në Maqedoninë e Veriut janë disa biçim “intelektualë”, të cilët fare nuk e lodhin trurin për ta kuptuar fjalën NDRYSHIM, ndërkaq aty ku e ha pazari shiten edhe gratis, vetëm e vetëm të marrin pak vëmendje.

Fatkeqësisht, lajtmotiv i kësaj shoqëria është bërë heshtja dhe pritja se do të bie diçka nga qielli për të na i ndryshuar punët. Dhe, kur traktoristë do ta marrë timonin e pilotit, atëherë një është e sigurt: përplasja e garantuar në theqafje…

TË FUNDIT

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

Kardiologia: Agjërimi ndihmon shëndetin e zemrës

FOTO/ Mickoski konfirmon: Ja kush e ka nënshkruar licencën e falsifikuar për diskotekën?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË