“Heshtja vret” e Mimoza Mustafai-Jonuzit edhe në duart e maturantëve të gjimnazit “Cvetan Dimov”- Shkup

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Romani “Heshtja vret” e autores Mimoza Mustafai Jonuzi, në suaza të promovimit para lexuesve të rinj, nxënësve dhe studentëve, të mërkurën është promovuar para maturantëve të gjimnazit “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit.

Përveç promovimit të librit, autorja dhe profesoresha e gjuhës dhe letërësisë shqipe, Mimoza Mustafai Jonuzi e shoqëruaar nga asistentja e promovimit të romanit profesoresha Delvina Beba Limani së bashku me koleget e saj profesoresha të këtij gjimnazi Makfire Shazivari, Ajten Kadriu, Sadete Nuhiji përveç promovimit të romanit zhvilluan edhe një bashkëbisedim me maturantët e kësaj shkollë për rëndësinë e të lexuarit dhe të shprehurit në publik.

Shkrimtarja Mimoza Mustafai -Jonuzi tha se edhe pse në planë të parë ky takim ishte menduar që të promovohet libri “Heshtja vret”, ai u shndërrua përtej kësaj në një bashkëbisedim letrar dhe në një orë diskutimi mbi librin dhe kultivimin e të lexuaritr mes nxënësish.

“Në plan të parë për qëllimi kishim promovimin e romanit ‘Heshtja vret’, por takimi u shndërrua në një debat interaktiv mbi veprat e mija, por edhe të lexuarin e librave në kohën e sotshme. Një faleminderim i veçantë shkonë për drejtoreshën e kësaj shkolle e cila me ide inovative po e çon shkollën përpara”, tha autorja Mimoza Mustafai Jonuzi, pas takimit me maturanëtët e gjimnazit “Cvetan Dimov” – Çair, Shkup.

Profesoresha e gjuhës dhe letërësisë shqipe pranë gjimnazit “Cvetan Dimov” Makfire Shazivari foli për rëndësinë e leximit të librit në ndërtimin e personalitetit të nxënësve.

“Sa më shumë të lexoni, aq më shumë do të kuptoni botën përreth jush. Dhe ndërsa lexoni libra, aq më shumë do të zbuloni jetën përtej asaj që dini tashmë. Të lexuarit ndihmon në ndërtimin e personalitetit tuaj profesional dhe intelektual”, tha Shasivari para nxënësve.

Shkrimtarja, nxënësve të pranishëm në këtë orë letrare u dhëroi edhe nga një kopje të librit të saj të fundit “Heshtja vret”.

“Heshtja vret” është romani i fundit i autores, ndërsa kohë më parë ka botuar edhe librin me prozë “Të të quaj, dashur, dhimbje apo jetë!”. Autorja është profesoresh e gjuhës dhe letërësisë shqipe, ndërsa një kohë ka punuar edhe si gazetare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

sport vlen

Sport dhe bashkëbisedim me rininë, Taravari dhe liderët e VLEN-it në Saraj (VIDEO)

INFO

NA NDIQ