Hetime për gjykatësit që lëshuan Katica Janevën në arrest shtëpiak

0

Prokurorja Vilma Ruskovska paralajmëroi se do të ngris hetim financiar për gjykatësit që sollën vendim për arrest shtëpiak për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva, përcjell INA.

“Nuk e di se cilët janë gjykatësit. Pres të marrë vendimin, por do të ngris hetim financiar”, theksoi Ruskovska, e cila nuk fsheh pakënaqësinë për këtë vendim. Janeva sot pasdite lëshoi Shutkën dhe është dërguar në arrest shtëpiak në banesën e djalit të saj, me një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e Janevës. (INA)