Qendra e re Kulturore në Tetovë assesi të merr fund, por nuk po marrin fund as edhe hetimet nga Prokuroria Publike, e cila përkundër masave që ka ndërmarrë për dyshime për korrupsion dhe malverzime, me disa emra protagonistë dhe kompani të njohura, nuk ka dhënë vendimin final.
Edhe javorja “Fokus” para disa ditësh zyrtarisht iu drejtua Prokurorisë Publike, me pyetjen se a është/çfarë vendimi i prokurorit publik është marrë në lidhje me ndërtimin e Shtëpisë së re të Kulturës në Tetovë (teatrit dhe bibliotekës), por nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Prokuroria përmes një komunikate ka njoftuar se për ndërtimin e objektit në Tetovë janë akuzuar 4 persona fizik dhe një kompani private.
Siç mësohet në Gjykatën Themelore Penale Shkup 1 është e dorëzuar aktakuza kundër një personi dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe 3 personave fizik, në lidhje me ndërtimin e Qendrës së re kulturore në Tetovë, ku duhet të vendoset një teatër dhe një bibliotekë.
“Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 në Tetovë, i akuzuari i parë S.Sh., si pronar dhe menaxher i personit të akuzuar juridik nga Tetova, së bashku dhe sipas marrëveshjes paraprake me të akuzuarin e tretë H.F., atëherë drejtor i Nacional. Institucioni Qendra për Kulturë “Iljo Anteski-Smok”-Tetovë, dhe me të akuzuarin e katërt A.A., kryetar i Komisionit për Prokurim Publik, dhe pastaj duke vepruar drejtor i qendrës së kulturës, me vetëdije kanë mashtruar rregulloren dhe rregullat e procedurës për dhënien e kontratës së prokurimit publik dhe kanë shpërdoruar pozitën dhe autoritetin zyrtar.
Në të njëjtën kohë, e kanë rritur vlerën e projektit dhe për ta arsyetuar ate kanë lidhur 12 anekse të kontratës, me të cilat në vlerë prej 138.488.064 denarë më shumë se sa ishte kontraktuar fillimisht dhe mjetet materiale të siguruara për këtë qëllim ishin paguar.
„Откако Финансиската полиција запленила документација за тендерот за изградба на новиот културен дом во Тетово од страна на „Урбан План Констурктион“ за 13 милиони евра, во ситуација на менуван проект и надзор ангажиран за багатела, бил склучен нов договор со уште една тетовска компанија – „НБ-Цомпану“, која ја добила зделката за опремување на објектот вредна 23 милиони евра, откако претходно била елиминирана конкуренцијата од странство, вклучително и реномираната австриска фирма „Штрабаг“, по што се одржала симболична аукција, пишуваше тогаш „Фокус“ врз основа на документацијата и податоците што ги обезбеди.
“Pasi Policia Financiare sekuestroi dokumentacionin për tenderin për ndërtimin e qendrës së re kulturore në Tetovë nga ana e “Urban Plan Construction” për 13 milionë euro, më pas është lidhur kontratë e re me një kompani tjetër tetovare “NB-Company”, e cila fitoi marrëveshjen për pajisjen e objektit në vlerë prej 23 milionë euro, por pasi që paraprakisht ishte eliminuar konkurrenca nga jashtë, duke përfshirë kompaninë e njohur austriake “Strabag””, shkruante atëkohë javorja “Fokus”.
Qysh në vitin 2014 ishte vendos gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri me teatër, kinema dhe bibliotekë në Tetovë. Ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se objekti do të ishte gati për 3 vjet dhe do të kushtonte 13 milionë euro, megjithatë, dhjetë vjet më vonë projekti ende nuk ka përfunduar, dhe afati që kjo të ndodhë ishte caktuar në fund të vitit 2025.
Fjala vjen, 13 milionë euro është shuma e vetëm kontratës së lidhur në vitin 2014 për punimet ndërtimore dhe artizanale, pasi pak vite më vonë, pra në vitin 2021, lidhet një kontratë edhe më e vlefshme prej 23 milionë eurosh për mobilimin e brendshëm. të ndërtesës. Veç kësaj, ky projekt “ha” fondet e shtetit për zhvillimin dhe përfundimin e projektit, marrjen në punë të mbikëqyrjes, kështu që kur të mblidhen të gjitha, del se ky objekt ende i papërfunduar i kalon 36 milionë euro.
Përkatësisht, për realizimin e këtij projekti paratë janë siguruar nga Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës, ndërsa të gjitha procedurat bëhen përmes Institucionit Nacional-Qendrës për Kulturë “Iljo Anteski Smok”, bartësi kryesor i aktiviteteve kulturore në Tetovë. (INA)