Hetuesi bullgar: Shoferi fajtor për aksidentin e autobusit të “Besa Trans”

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/02/2022

Në autobusin e aksidentuar në Bullgari nuk ka pasur lëndë të ndezshme. Shkaku i aksidentit është padyshim një gabim njerëzor. Nga provat dhe ekspertizat është konstatuar se tragjedia në autostradën e Strumës është shkaktuar nga sjellja e shoferit.

Kështu tha hetuesi bullgar Mladen Petrov në një intervistë për median bullgare “BTV” për aksidentin tragjik në të cilën humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut. “Sjellja e shoferit është arsye pse ka ndodhur ajo situatë dhe për të zhvilluar aksidenti që përfundoi me këtë rezultat”, theksoi Petrov.

Sipas tij, të gjitha spekulimet për praninë e lëndëve të ndezshme në autobus janë kontrolluar dhe është vërtetuar se nuk ka pasur materiale të tilla.

“Në situatën specifike, largimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e rrethojës mbrojtëse ka sjellë depërtimin dhe shkatërrimin e elementëve strukturorë, shtypjen e rezervuarit, ngjeshjen e përmbajtjes së tij. Kjo shoqërohet me shkëndija të bollshme të shkaktuara nga fërkimi në të cilin arrihet temperatura dhe presioni i nevojshëm për ndezjen e karburantit”, nënvizoi hetuesi Mladen Petrov.

Lidhur me spekulimet se incidenti ka ardhur si pasojë e shënimeve në autostradë të Strumës, Petrov tha se me të vërtetë shenja horizontale, shenja anësore është pak e zbehur, por nuk është e padukshme, sipas tij mesi, vija qëndrore që ndan korsitë është mjaft e ndritshme dhe sigurisht e dukshme./TV Shenja

TË FUNDIT

“Qenka shtatzënë…”, Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Dukja e saj e fundit habit rrjetin

Rita Ora i bën jehonë hitit të Taynas

Kupa e Botës për Klube, fillon dita e dytë në grupe… Leo Messi sfidon Porton!

Show i Juventusit në debutimin e tij në Kupën e Botës, fiton 5-0 ndaj Al Ain…

“Ancelotti mund të bëjë shumë për Brazilin, edhe Allegri është një trajner i shkëlqyer”…

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

ME TE LEXUARA

1

Show i Juventusit në debutimin e tij në Kupën e Botës, fiton 5-0 ndaj Al Ain...
1
"Ancelotti mund të bëjë shumë për Brazilin, edhe Allegri është një trajner i shkëlqyer"...

LEXO MË SHUMË