Hidhen dy raketa në drejtim të Tel Avivit

0

Dy raketa u nisën nga Rripi i Gazës drejt zonës së Tel Avivit të enjten, tha ushtria izraelite, sulmi i parë që nga lufta e vitit 2014 në enklavën palestineze. Pamjet televizive treguan raketat interceptuese të Izraelit duke fluturuar në qiell mbi Tel Aviv, kryeqytetin tregtar të Izraelit, dhe duke shpërthyer.

Nga shpërthimet nuk pati të lënduar apo dëme.Përkundër aktivizimit të sistemit antiraketor mbrojtës Iron Dome nga Izraeli, ushtria tha se asnjë raketë nuk u rrëzua.

“Asnjë raketë nuk ra në asnjë zonë të ndërtuar”, tha zëdhënësi ushtarak për Radio Izraelin, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme operacionale.

Ishte hera e parë që sirenat kishin dalë në qytet që prej luftës së Gazës në vitin 2014 midis islamikëve dominues të Hamasit dhe Izraelit.

Ka patur disa raunde të vogla luftimi që nga ai vit, të cilat janë frenuar nga ndërmjetësimi egjiptian dhe OKB./ora/