Hija e Lewandowskit përndjek Bayernin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Nuk janë momentet më të mira për Bayern Munich në Bundesliga.

Aty ku bavarezët kishin sunduar me grusht të hekurt prej vitesh, sot është kthyer si një vizitë te dentisti…

Megjithatë, skuadra e Nagelsmann ende e ruan kryesimin.

Tri barazimet radhazi dhe dëmtimi i papritur i Sadio Mané kanë kontribuar në krijimin e një atmosfere të rrallë në “Allianz Arena”.

Mungesa e senegalezit ka qenë shkaku i “vrimës së zezë” që bavarezët kanë në pozicionin e qendërsulmuesit. Choupo Moting është një ‘9’ i mirë, madje herë pas here e ka evituar humbjen me mjeshtëri.

Por, kamerunasi nuk është top-sulmues i skuadrës bavareze.

Për momentin, Musiala është golashënuesi më i mirë i Bayern Munich pas 18 javëve kampionat. I riu gjerman debutoi në sezonin 2019-2020 në Bundesligë.

Këtë sezon ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste.

Shifra shumë të larta për një mesfushor, por shumë pak për të qenë golashënuesi më i mirë për dominuesin absolut të Bundesligës.

Askush nuk e mbante mend Lewandowskin, ndërsa Mané bëri nga halli ‘9’ fals në sistemin e lojës së Nagelsmann.

Polaku i lejoi bavarezët të ulnin nivelin e përsosmërisë së vazhdueshme që duhej të tregonin në gara të tjera si Liga e Kampionëve.

Që nga sezoni 2014-2015, tashmë lojtari i Barcelonës nuk ka shënuar më pak se 9 gola në 18 ndeshjet e para. Nga ai sezon, niveli i shënimit të Lewandowskit është rrëqethës:

Sezoni 2014/2015: 7 gola

Sezoni 2015/2016: 17 gola

Sezoni 2016/2017: 14 gola

Sezoni 2017/2018: 15 gola

Sezoni 2018/2019: 11 gola

Sezoni 2019/2020: 20 gola

Sezoni 2020/2021: 23 gola

Sezoni 2021/2022: 20 gola

Sezoni aktual është rezultati i dytë më i ulët, 37 pikë, nga të gjitha edicionet e përmendura më sipër.

Vetëm një fillim i keq i sezonit 2019-2020 (36 pikë) e ka lejuar këtë Bayern të mos ketë më pak pikë në dekadën e fundit. Kampionëve gjermanë iu mungon një ‘9’ që mbretëron sërish në Bavari.

Hija e Lewandowskit ende endet në fushën e “Allianz Arena”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kristijan asllani

Asllani shijon titullin e parë në karrierë, kampion në Serie A me ekipin e zemrës

kloop

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

inzaghi

Inzaghi kalon Mourinhon

Bellingam Real Barca

Bellingham rrit gjasat për të fituar Topin e Artë pasi barazoi rekordin e madh të Ronaldos

Inter-1

Inzaghi si kampion i Italisë: Ne e donim sot titullin dhe ia dolëm, 6 trofe ne 3 vite nuk janë pak!

xavi

​Xavi kapet sërish me arbitrat: E panë të gjithë, është turp

Bellingam Real Barca

Reali i Madridit i palodhur! Triumfon në limite ndaj Barcelonës

struga trim lum

Fiton Struga, Shkëndija humb, Shkupi vetëm barazim

griezman

Atletico blindon liderin e skuadrës, drejt rinovimit me sulmuesin

INFO

NA NDIQ