HIJET E SË KALUARËS

0

Nga Sermet Sulejmani/

– “Or taj, arkadash, a hala be s’po m’a mer vesh se na imi me tu di ”sulltanat…”? – foli Selçuk Xurxulli, kryetari i Soz-it, (Besa), dhe vazhdoi të dërdëlliste me një shqipe me theks jevgjish dhe vazhdoi: – ”Na, gjene, bashk me Zajkon, kimi lidh bes mi fitu zgidhjet… ama bitevi në cella Makedonijën, ene…ene…na kina m’i ‘prestavit’ arnautët, si n’vaktin e Titës”.

Hashepi po e shikonte me një përbuzje neveritëse, saqë fytyra iu zverdh si një limon. Në fakt, personazhit im, Hashepi, gati kurrë më parë s’ishte ndjerë kaq i uthëllt si kësaj here. I tunduar thellë po kërciste gishtat e dorës si shkopinj thupre, sakaq po i dëgjonte këta ‘jeniçerë’ që fjalët mezi i shqiptonin shqip duke e përbuzur heroin tonë kombëtar – Skënderbeun. Hashepi nuk po arrinte më paqen me veten, sa iu zbraz me tërë fuqinë këtij xhonturku: – Ooo Xurxullajkë!… Ashtu e pate emrin? – “Efendëm, evet, emna e kam Selçuk…ama, mbiemna, Xurxuogllu!”

Hafëz Selçuk Xurxullogllu ishte veshur me një këmishë Lacosta ku xhepat e pantallonave i qenë fryer nga eurot dhe lirat turke, sa për një dunja e jo më për disa budalla.

Suratin ekishte të mbushur me qime prej padishahu ku poshtë mjekrrës së dendur i qe varur një kollare e kuqe me një hënë dhe një yll në mes. Qe i lyer e i ngjyer me një livando dhe pudër alla-turka grash e po gajasej djallëzisht me të pranishmit para kamermanëve, si një nuse e porsamartuar.

Pikërisht kjo sjellje ia turrbulloi mendjen Hashep Gazepit. Ai zihej nga brenda si vorbull sa fytyra e tij i qe skuqur all, si një llambë vajguri dhe mezi po përmbahej. Në fund, kur kupa iu mbush, shpërtheu: – Ooo turkalec, po a shkohet në dasëm me… – e pyeti Hashepi i nxehur. – ”Po aj… gjene, demokrat… ene na dha…” – Jua ka dhënë nja dy-tre kasreaveca! Po doni t’na i ktheni ”vëllazërim-bashkimin” e së kaluarës a? – ”Ani de, ene kastravecat po bajn çok hajr për…” – Po, po, Xurxullajkë, hahen, hahen…vetëm në fund ta fusin një ‘në pjesën e poshtme të shpinës” e tërë jetën mbetesh ”xurxull” duke shetitur nëpër ”hanme sokak” të Stambollit!

– Aaaa, ti po fekundon mue!” – Ofendim, e jo ”fekondim”, o taleban! – ”Ani de, s’ka gajle a ofendim a fekondim, ajni asht!” – Po…po, për ju ”ajni” është… -”Ato janë me na… ene na imi me ta, ene, dash me dit…pi Manastir, Kallkander, Yskyp e Kumanova, asht e jona!… Ene, ene… aaaa, abi, ti kanshe kundra Turkis a?!” – Edhe jam, ç’të duhet ty, more Xurxullajkë e shurdullajkë? Jam me Amdi Bajramin, nëse don ta dish… Edhe?

– E me at ban, se ene aj asht, ene insan, ene musliman…”! – Jo ore, edhe jevgu i Shutkës qenka më i afërt se shqiptari? E po, nëse për ju gabelët, tatarët dhe gagauzët qenkan vëllezër për ju, atëherë pirdhuni bashkë me ta në Tataristanin tuaj… – ”Ani-ani, ama Turkija teklar ka me arl, ene…na po bami bashk me Zajevin, si Boro dhe Ramizi niher moti…” – O vavshi në Strumicë të gjithë ju po deshtët, po shqiptarinë s’do t’jua lënë disa djem shqiptarë që kombin e kanë mbi fëmitë e tyre!…