Hill: Amerika ka dhënë qëndrimin për rastin e Banjskës, diçka e tillë nuk do të ndodhë më

Picture of ina-online
ina-online

31/01/2024

Ajo që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, kur Milan Radojiçiç organizoi bandë terroriste për të sulmuar Kosovën, përmes financimit të Serbisë, nuk guxon të ndodhë kurrë më, ka thënë ambasadori amerikan, Christopher Hill, derisa është përgjigjur në një pyetje nga Albanian Post.

“A keni të thoni diçka për faktin që Serbia nuk po e arreston Milan Radojiçiç-in, kur ai vetë e ka pranuar se ka organizuar sulm terrorist në Kosovë?”, është pyetur Hill nga gazetari Valon Rashiti, derisa po mbante një konferencë të përbashkët me kryetarin e komunës së Preshevës, ku ishte për vizitë.

Hill ka thënë se nuk dëshiron të flas shumë për këtë çështje, kjo pasi “qëndrimet e shtetit tim janë shumë të qarta”.

Ai ka deklaruar se “ka një proces ligjor që është duke u zhvilluar”, prandaj “nuk dua të bëj ndonjë komente”.

Megjithatë, ka përsëritur, atë që zyrtarisht e ka thënë shteti amerikan, se “duhet të ketë llogaridhënie”.

“Siç e dini për Banjën SHBA e ka pasur një qëndrim shumë te qartë: një incident i tillë nuk guxon të ndodh kurrë më”, pohoi Hill.

Hill u pyet edhe për dialogun që Kosova e zhvillon me Serbinë në Bruksel dhe përformancën e ndërmjetësve që shpesh duket se kanë humbur kursin me palët.

Hill pati fjalë të mira për ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se “të gjithë ne jemi me fat që e kemi një njeri si Lajçak në dialog, i cili është duke punuar ne këtë proces”, prandaj “duhet ta përkrahim”.

“Unë jam këtu për t’i promovuar interesat e SHBA, por duhet përmirësim i dukshëm i raporteve në Rajon dhe ky përmirësim është në linje me ata që është duke bëre zotëri Lajçak”.

“Ai, zotëri Lajçak, është duke provuar të bëjë një zgjidhje”, pohoi Hill.

Sa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pohoi se “është sipas standardeve të BE-së”.

Hill foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur, nismë rajonale e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, por që Kosova e kundërshton.

“Jam përkrahës i Ballkanit të Hapur”, thënë Hill.

duke shtuar se “Ballkani Hapur ka të bëjë me problemet e qytetarëve” dhe “me investime në rajon”.

“Kjo është e rëndësishme, investimet dhe zhvillimi i rajonit. Prandaj, do të tentoj që të bind investitorët që të investojnë në këtë rajon”, deklaroi Hill.

Diplomati amerikan foli edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për stopimin e përdorimit të dinarit për shitblerje dhe kërkesën amerikane që ky vendim të shtyhet.

“E përkrahi deklaratën e SHBA për dinarin, sepse këto çështje duhet të zgjidhen me dialog”, tha Hill.

TË FUNDIT
5 orë
Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut
7 orë
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam
9 orë
Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe
9 orë
9.7 milionë vizitorë të huaj për 9 muaj në Shqipëri, Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm
9 orë
Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

ME TE LEXUARA

9 orë
Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe
7 orë
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam
22 orë
Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në
5 orë
Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen sërish do të vizitoj Shkupin
21 orë
BE dha vizë, ja sa para do të përfitoj Maqedonia e Veriut për reformat

LEXO MË SHUMË

IMG_0978

Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut

IMG_0970

Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam

IMG_9126

Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe

durres plazh deti

9.7 milionë vizitorë të huaj për 9 muaj në Shqipëri, Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm

makine-zjarr-750x430

Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

policia mvr

Brenda dy ditëve në Shkup digjen 7 automjete! MPB: Digjen katër automjete në Çair dhe tre në Aerodrom

Hristijan Mickoski

“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë

Qeveria-Kurti

Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori

Universiteti i tiranes studentet

Përgjysmohet numri i studentëve në Universitetet e Shqipërisë

INFO

NA NDIQ