Hill: Çështja e Asociacionit është vendimtare, duhet të zbatohet, është rënë dakord 12 vjet më parë

Picture of Ina Online
Ina Online

23/12/2024

Ambasadori amerikanë në Beograd ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se si shtyllë kryesore të këtij procesi sheh çështjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ai theksoi se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “absolutisht vendimtare”.

“Ne e kemi mbështetur atë që kur është rënë dakord për herë të parë rreth 12 vjet më parë dhe duhet të zbatohet. Edhe pse njerëzit e kanë dëgjuar një mijë herë dhe janë të frustruar nga fakti që nuk është zbatuar, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të flasim për këtë, mendoj se duhet të jemi shumë të përqendruar për t’ia dalë mbanë”, theksoi Hill për rts.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve duhet parë në afat të gjatë, si dhe se duhet të ketë shumë më pak incidente.

“Serbët duhet të kuptojnë se cila është e ardhmja e tyre në Kosovë dhe ne e mbështesim atë jashtëzakonisht, kështu që ka mbetur shumë punë. Mendoj se kemi bërë një përparim, por është e qartë se nuk mjafton dhe kjo është një fushë ku ne duhet të punojmë shumë më tepër,” tha ai.

Duke folur për sulmin në kanalin Ibër-Lepenac, Hill tha se do që të zbulohet e vërteta se kush e ka bërë atë.

“Ne sigurisht nuk shohim prova që do të çonin në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë dhe mendoj se është mirë që ne i ofrojmë mbështetje atij hetimi përmes FBI-së dhe mendoj se është e rëndësishme. Por ka mungesë besimi dhe një tendencë për të fajësuar njëri-tjetrin”, tha Hill.

TË FUNDIT

Gjykata sot do të vendosë rreth kërkesës për amnisti të të pandehurve për rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend

MPJ e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

Tre të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm zinxhiror

ISHP me detaje: Një person ka vdekur nga SIDA dhe 554 persona jetojnë me HIV në vend

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË