Hill: Një vend që ka problem me korrupsionin, ka institucione të këqija

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Maj, 2023

Ambasadori aktual i SHBA-ve në Serbi, Kristofer Hill thotë se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se procesi për arritjen e këtij qëllimi është përgjegjësi e liderëve vendor politikë.

Sipas tij, çështjet e hapura në rajon duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, sepse pasojat i ndjejnë të gjithë të tjerët.

Ambasadori Hill përcolli mesazhe për bashkëpunim më të madh mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nevojën e përballjes me korrupsionin dhe zhvillimin e politikave më të mira ekonomike. Ai këto i nënvizoi në një konferencë me temën “Sfidat e sigurisë rajonale dhe zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor” organizuar në Shkup nga Qendra Presidenciale për Edukimin Politik, ku ai iu përgjigj pyetjeve të studentëve në Shkollën Politike “Alumni”.

Si njohës i mirë dhe me përvojë i situatës në rajon, diplomati amerikan foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se vazhdimi i mundshëm i tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë i dëmshëm për të gjithë rajonin. Ai theksoi se dialogu është një proces i vështirë dhe ndonëse, siç tha, nuk i pëlqen “toni” mes palëve të interesit. Megjithatë, ai përshëndeti përpjekjet e ndërmjetësve dhe tha se të dyja palët duhet të vazhdojnë të bisedojnë.

“Unë mendoj se këto tensione dhe konflikti prek të gjitha vendet në rajon dhe ajo që do të doja të shihja është një lloj përmirësimi ose të paktën një ulje e tensioneve.”

Ai ka folur edhe për projektin “Ballkani i Hapur”, duke shtuar se është diçka pozitive që mund të japë rezultate.

“Edhe pse disa thonë se Ballkani i Hapur dhe nisma të tjera janë një lloj konspiracioni, nuk ka asnjë provë për një qasje të tillë. Baza për ta është fqinjësia e mirë, kufijtë duhet të bashkohen e jo të ndajnë”, theksoi ambasadori amerikan.

Disa nga studentët të cilët janë të zhgënjyer me perspektivat ekonomike të vendit e pyetën Hillin se si të rinjtë të qëndrojnë në vend ku mbretëron korrupsioni dhe krimi dhe besimi në sistemin e drejtësisë është në një nivel të ulët rekord.

Hill theksoi se Qeveria ka nevojë për politika më të mira ekonomike dhe institucione të mira për t’u përballur me korrupsionin.

“Nuk ka gjë më të keqe se korrupsioni. Një vend që ka problem me korrupsionin në fakt ka institucione të këqija. Mundohuni të bëni diçka për këtë, por punoni në institucionet që lehtësojnë korrupsionin. Zgjidhni njerëz të mirë mbi ata të këqij. Kështu do të keni institucione më të mira që do të përballen me luftën kundër korrupsionit”, tha Hill.

Diplomati amerikan përsëriti edhe një herë mbështetjen e SHBA-së për integrimin evropian të Maqedonisë, megjithëse nuk deshi të komentojë refuzimin e disa partive politike për të votuar për amendamentet kushtetuese për të zhbllokuar hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Kjo është diçka që liderët tuaj politikë do ta zgjidhin. Por unë do të doja ta shihja Maqedoninë në BE. Është gjëja më e mirë për këtë vend dhe nuk do t’ju them se si ta bëni këtë apo si të silleni me njerëzit që nuk pajtohen me proceset. Dhe unë dua ta shoh Maqedoninë në BE edhe për hir të pesimistëve që nuk besonin se Maqedonia do të ishte pjesë e NATO-s dhe BE-së, për t’u thënë atyre se e kishin gabim”, tha Hill.

Ambasadori Hill  iu referua rritjes së ndikimit rus në Ballkan. Ai është i bindur se udhëheqja aktuale ruse e ka çuar, siç tha ai, “civilizimin në pyll” dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk duhet të lejojnë që lufta të vazhdojë.

Hill është një diplomat karriere. Ai ishte edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni në periudhën nga viti 1996 deri në vitin 1999, i emëruar në mandatin e Bill Klintonit. Ai njihet në rajon edhe si i dërguari special i SHBA-së për Kosovën në vitet 1998-1999. Ai ishte gjithashtu ambasador amerikan në Poloni, Irak dhe Kore. Ai ka mbajtur edhe postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin, si dhe kreun e delegacionit amerikan në negociatat me Korenë e Veriut.(INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

Kushtetuta-MK-780x439-1-696x392-1

Kovaçevski do t’iа thotë VMRO-së planin për ndryshimin e Kushtetutës

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Qëllimi strategjik është të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030, para nesh janë vendime politike që do të na hapin rrugën

Antikorrupsioni_14-1536x1024-1

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

INFO

NA NDIQ