Hill për komunikatat e UÇK-së: Nuk e di kush i lëshonte, nuk i merrnim si bazë

Picture of INA
INA

12/11/2025

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill sot në Hagë foli për komunikatat që pretendohet se janë lëshuar nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Tha se nuk e di se nga kush janë lëshuar ato dhe për çfarë arsyesh.

Sipas dëshmitarit, këto komunikata nuk mund t’i përdornin për të përcaktuar se ekzistonte një strukturë vertikale organizative e UÇK-së.

“Këto ishin shumë të mjegullta për ne sepse ne nuk e dinim se kush i lëshonte këto komunikata. A ishin çështje sigurie që nxirreshin apo vërtetë nuk ekzistonte një strukturë që të besonim edhe ne. Prandaj, ne nuk mund t’i përdornim këto komunikata si bazë për të përcaktuar një strukturë vertikale organizative të UÇK-së”, tha dëshmitari Christopher Hill.

Dëshmitari po ashtu theksoi se kishte mësuar për Drejtorinë Politike dhe se pjesë e saj ishte Hashim Thaçi. Tha se nuk ka dijeni se si e mësoi këtë fakt, por që e dinte se duhej të kontaktohej ky person. Ai shtoi se nuk ka dëgjuar ndonjëherë që kjo Drejtori ishte e Shtabit të Përgjithshëm ose që ka drejtuar ndonjë gjë.

Hill deklaroi të mërkurën se zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Jakup Krasniqi, e i cili i bënte të ditura qëllimet e UÇK-së.

Pyetjet për Hillin në këtë seancë i ka filluar tupi gjykues, specifikasht gjyqtari Guénaël Mettraux.

Dëshmitari Hill deklaroi se UÇK-ja kishte qëllime politike që synonte t’i realizonte dhe një prej tyre ishte pavarësia. Tha se ka logjikë të thuhet se për t’i realizuar këto qëllime politike, duhet të ishte dikush përgjegjës.

“Unë mendoj që zoti Krasniqi është shpallur publikisht si zëdhënës i UÇK-së. Pra, ai ishte personi që i bënte të ditura qëllimet”, tha dëshmitari.

TË FUNDIT

Mjeku nga Maqedonia rrezikon 5 vjet burg në Bullgari, shkeli një qen në Sofje

Hill përfundon dëshminë e tij në Hagë: Thaçi s’mund t’i lëvizte gjërat brenda UÇK-së

Rikonstruimi eventual i qeverisë, Mucunski: Të fokusohemi në cilësi jo në sasi

Së bashku me qytetin e Shkupit, fillojmë mega parkun Butel!

Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat

Lori Hoxha ngjall kuriozitet me një postim misterioz – a po paralajmëron nisjen e Big Brother VIP Albania?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË