Hisorike, „FC Liria“ skuadra e parë kosovare në Bundesligën gjermane

INA
INA

19 Maj, 2023

NGA SAMI BLAKAJ, Berlin

Skuadra e mërgatës kosovare, „FC Liria Berlin“ ka shkruar një faqe të re në librin e futbollit gjerman. FC Liria e Berlinit arriti të jetë rezultati më i madh i shënuar ndonjëherë nga klubet sportive të diasporës shqiptare.

Ky sukses i jashtëzakonshëm në rangun e futbollit gjerman erdhi si rezultat i ndeshjes së zhvilluar të dielën pasdite në sallën sportive Schöneberg, ku skuadra e mërgatës kosovare FC Liria Berlin arriti ta mposhtë skuadrën kundërshtare Sparta Futsal, duke shënuar një fitore bindëse 6:1.

Fitorja e së dielës e kualifikojë skuadrën kosovare në elitën e futsallit gjerman dhe kësisoj FC Liria Berlin në sezonin 2023/2024 do të garojë në Bundësligën gjermane.

I gjithë ky sukses i jashtazakonshëm i skuadrës kosovare vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të palodhur të futbollistëve tanë dhe anëtarëve të kryesisë, Sadri Zemaj, Sadik Murseli dhe Bejtullah Makiqi.

Klubi futbollistik FC Liria është themeluar në vitin 1985 nga shqiptaret e Kosovës që jetojnë në Berlin dhe sot është ndër anëtarët më të vjetër dhe aktivë të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkolla-nxenes-klasa

Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

Europoli

Europol arreston 33 persona, mes tyre dhe shqiptarë – Sekuestrohen 18.5 milion euro

policia-italiane

Aksident i rëndë në Itali, 37 vjeçarja shqiptare përfundon në spital

vetura kasamit zjarri

Gazetarit shqiptarë në Zvicër i digjet vetura, por fatmirësisht shpëton

avion-zvicer

Qytetari i Kosovës dëbohet 10 vjet nga Zvicra, ja arsyeja

austri

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri

vatra

Tre breza tek Vatra ! Emocion dhe krenari…, “50-vjet nga Revolta e Spaçit”

gomone-emigrant-azil-britani-angli

Qeveria britanike nis fushatën reklamuese për të penguar emigrantët shqiptarë të shkojnë në Britani

joe haliti nazar mehmeti texas teksas

SHBA/Texas: Dhoma e Përfaqësuesve Rezolutë, për shqiptarin Joe Haliti për kontributin e tij në komunitet

INFO

NA NDIQ