Historia e paramilitarit që v rau shumë persona në Kosovë, gjykata serbe e liron para kohe

0

Gjykata serbe kanë marrë një vendim skandaloz për ta liruar para kohe, Miodrag Solajën, personin që u dënua për vra sjen e 14 civilëve gjatë luftës në Kosovë 1998-99, duke përfshirë shtatë fëmijë të ek zekutuar në oborrin e një shtëpie.

Ai u la i lirë muajin e kaluar tre vjet më herët.

Solaja, që ishte pjesë e një grupi paramilitar famëkeq serb, është liruar para kohe nga burgu nga një gjykatë në Beograd. Ai kishte mbajtur 12 vjet të një dënimi 15-vjeçar për krime lufte.

Miodrag Solaja luftoi me një njësi të njohur si “Akrepët” gjatë luftës 1998-99 në pjesë të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Gjykata e Lartë e Beogradit urdhëroi lirimin e tij të parakohshëm më 23 korrik. Vendimi u mor pasi i njëjti, sipas kësaj gjykate, kishte sjellje të mira dhe risocializim.