Historia e Turqisë me ‘pupla’ iliro-shqiptare (FOTO)

0

Reshat Nexhipi/

Teksti  i posacituar, kushtuar Stambollit, më inspiroj të paraqitem me këtë shkrim, përmes të cilit, përveç që do plotsoj tekstin në fjalë, çuditërisht-tepër i shkurtë!, njëkohësisht, do evidentoj edhe shënime të tjera që kanë të bëjnë me Turqinë në përgjithësi. Po filloj me Stambollin, i cili, për shkak të pozitës së shkëlqyer të tij,  dhe si urrë midis dy kontinenteve, është i njohur në tërë botën,  madje, duke ia kaluar edhe  kryeqendrës së  Turqisë-Ankarasë. Për këtë afirmim, kontribut   të pallogaritshëm kanë dhënë edhe  njerëzit e racës tonë, numri i të cilëve, është tejet i madh, prandaj, do apostrofoj vetëm disa prej tyre dhe, sa është e mundur, kro nologjikisht: Konstantini i Madh, perandor me origjinë ilire, shpëtimtar i krish terizmit, themeloi qytetin e vjetër të Stambollit, i njohur në botën shkencore edhe me emrin e tij-Konstantinopol. Perandoria e tij, e re, si pjesë lindore e asaj Ro makes, u quajt Bizanti, sipas emrit më  të vjetër të Stambollit-Bizant, emër ky, të cilin, shkencëtari francez  Robert Angelu dhe ai egjiptian Mathea Aref, e nxjerrin nga  fjala shqipe buzë, sepse, sipas tyre, kishte  formë të tillë, në atë kohë, madje, pjesë risht, edhe sot e kësaj dite. Për arësyet që sapothashë, Konstatini  i Madh, ka hyrë në piedestalin më të lartë të historisë të Stambollit, por, pranë tij, renditen edhe plot stërgjyshë tanë të  të tjerë, posaçërisht arkitektë, të cilët me objektet e tyre madhështore, ia ndryshuan krejtësish pamjen e vjetër të qytetit, duke e shën druar në një ndër qytetet  më  atraktivë dhe më të të vizituarit në botë.

Kureshtjen e vizitorëve e tërheq tepër edhe lokaliteti historik ku para disa mijë vjet u zhvillua Lufta e Trojës, pra ish qyteti i atëhershëm Troja. Ky qytet më i njohur në historinë e vjetër dhe jo vetëm, është  i themeluar nga dardanët ilirë, prandaj dhe Homeri veprën e tij kushtuar këti qyteti, gjegjësisht luftës në fjalë, e quan ,,Ilijadë,, duke aluduar te ilirët, sepse Troja njihet edhe me emrin Ilij. Kjo është një. E dyta, vetë emri Trojë ka domethënie shqipe truall dhe e treta: Lufta e Trojës zhvillohej midis dy fiseve ilire, e jo siç thuhet në histori, midis grekëve dhe trojanëve.Shkurt: Lokaliteti Trojë  dhe qyteti Stamboll,kryesisht, vepra të racës shqiptare, janë ndër vendet më atraktivë për turistët e huaj, të cilët, gjatë vizitave të tyre, lënë aty  shuma të mëdha parash kurse emri e Turqisë e afirmojnë an e mbanë botës. Se çfarë kontributi është ky, nuk duhet koment  tjetër.

 

Por t i kthehemi edhe njëherë Stambollit. Nga qindra objektet të ngritura nga arkitektët tanë,të cilat tërheqin vemendjen e vizitorëve të huaj, veç tjerave, janë edhe këto:  Bulevardi  kry esor  “Ataturk”, Fusha e sportit, Hipodromi, “Kapalli Çarshi”, Qoshku Bagdad, në Top Kapi Saraj, Pallati i sporteve, Pemët e gë shtenjës së kalit, xhamitë e mreku llueshme-,,Sulej manie” dhe “Shezade Meh meti”, ,,Shën Sofija,, lagjja“Taksim”, Ujësjellësi i parë për furnizimin e Stambollit  me 40 çeshma, Valide-xhamie, Xhamia Blu me 7 minare, Xhamia Kelli Ali Pa shaj etj. Përveç arkitektëve të kë tyre objekteve, të cilët, do t i përmend më poshtë, historinë e Stambollit, e kanë pasuruar edhe mjat shkencëtarë, siç është, fjala vjen Hasan Tahsini, i cili  hapi Universitetin e parë, dhe plot të tjerë, për të cilët është shkruar nga autorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe autorin e këtij teksti.

Derisa  në  historinë e  lashtë të  Stambollit,  vendin  kryesor e zë, siç thamë,  Ko nstantini  i  Madh, në historinë  më të re  ka zënë Qemal Ataturku, i cili,  të pak tën, nga një prind, ka  qenë Shqiptar . Pa të, Turqia,  gjatë Luftës së Parë botrore, do pësonte fatin e disa shteteve të tjera, të pushtuara nga Anglia, Franca dhe aleatëve të tyre. Ushtria e tij, e përbërë kryesisht nga shqiptarë, shpëtoi vendin nga kjo e keqe, prandaj dhe, jo rastësisht, ka mbetur përgjithmonë nga çdo qeveri qoftë ,,Baba i Turqisë,, Ataturk (ata=kokë, krye). Përveç tij, në piedestalin më të lartë të  historisë të këtij shteti, kanë zënë vend Sami Frashëri, dietari më i madh i Turqisë, Nijazibe Resnja i cili zhduku absolutizmin pesëshekullor të sulltanëve, duke e  shëndruar vendin nga një shtet i prapambetur në shtet evropoian. Emrat e  shqiptarëve të tjerë që kanë derdhur djersë dhe gjak për Turqinë, evidentohen në nëntekstin që vijon. Por, para kësaj, do ta përfundoj këtë hyrje, pak si më  e  gjatë nga të zakonshmet,  me  shënimin se  në Turqi, sipas Liridon Hysenit, jetojnë 12 milionë turq me origjinë shqiptare (Fakti”, 6 maj 20 06). Një pjesë e mirë e tyre, kanë pozita të larta në pushtet dhe si të tillë, kontribuojnë tepër në afirmimin e këtij vendi, i cili, në pikëpamje ekonomike po ua kalon shumë shteteve  të më dhenj të botës.

 Ps. Shënimet e mësipërme dhe ato të  nëntitullit në vijim, i kam  shfrytzuar nga tekste  të publikuara  në shtyp  ose  nëpër portale në gjuhën shqipe, por, pa ndër hyrë në objektivitetin e tyre, gjegjësisht, pa ndonjë elaborim shkencor, prandaj kërkoj falje për gabimet e natyrave të ndryshme që mund të hasen në tekst. Për të evidentuar sa më tepër shënime, me  përjashtime fare të rralla, anashkalova buri met dhe literaturën, kurse, për hir të kontinuitetit, kam toleruar  edhe disa përsëritje të personaliteteve kryesorë, nvarësisht nga kënvështrimi i tyre. Pikërisht për këto që sapo theksova, këtë shkrim e konsideroj për publicistik, edhepse, nuk i mun gojnë elementet e aparaturës shkencore. Çdo sugjerim i sinqertë, do jetë për mua i  mirëseardhur. Lexim të këndshëm.

Evidentimi i  emrave të stërgjyshëve  tanë, të hyrë në historinë e Turqisë

(shkurtimish dhe sipas  rendit alfabetik)

Abdulla Be Dreni. Sulltan Abdul Hamidit, në një rast rreziku, ia shpëtoi jetën.

Ahmet Aga, Biçakçi, arkitekt, autor i xhamisë  së Sulltan Ahmetit në sheshin e hipodromit  si edhe  shatërvanit  të shkëlqyer para portës së Sarait të vjetër,  etj. Ahmet Pashë Dukagjini, ia ktheu Perandorisë osmane Irakun nga Shahu i Persisë. Ahmet Turkdogani. Kosovar, një nga rroet  më besnikë të  Qemal Ataturkut, i njohur në histori si “Çaush i Ataturkut”.

Ajaz Pasha, Perandorisë osmane ia bashkangjiti Rumaninë dhe Moldavinë.

Aleksandër (Alendar) Mustafa Pashë Bajraktari. Famën e  fitoi në ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Me që e mbante flamurin në atë ekspeditë, në histori ka mbetur si Bajraktari.

Ali Feti Beu, nga Zhitosha e Krushevës, bashkënxënës i  Qemal Ataturkut,  në Manastir, prandaj dhe ky  e caktoi  për ambasador i Turqisë në Londër.

Ali Sami Jen. Djal i Sami Frashërit. Fushë e sportit, ndër më të  rëndësishmet  në Stamboll dhe klubi ,,Gallatasaraj,, të këtij qyteti, janë  vepra  të tij. Stadiumi  në fjalë, më i madh në Mexhidije të Stambollit është pagëzuar me emrin e tij-Ali Sami Jen Stati.

  Avdo Bajraktari. Gjatë betejave në mbrojtjen e Perandorisë osmane, ka marrë 16 plagë. Në një rast, duke thyer shpatat me një sirian, ky i fundit, i paska thënë: “O Bajraktar, të dëboftë Zoti, unë vdes për Sirinë time, po ti për cilën vdes?”

Bajazit Pasho, shpëtoi djalin 15 vjeçar të një sulltani, kur qe zënë rob në luftën e osmanëve me Timurlengun. Bajaziti këtë punë e kreu me sakri fica të mëdha, duke u veshur si lypcar.

Bajaziti II, sulltan me  nënë shqiptare. Në kohën e tij, ushtria osmane hyri në Hungari, Kroaci, Venedik dhe në Poloni. Më 1482, e okupoi përfundimisht Her cegovinën, kurse më 1489 Zetën, ose Malin e Zi të sotëm.

Besim Omer Pasha,  deputet në Parlamentin e parë të cilin e hapi sulltan Hamiti, më 1876, rektor në Univerzitetin e Stambollit, themelues i  gjysmëhënës turke, etj.

Demir Buga dhe Hoshkaden,  në një tekst të internetit dhe me autor anonim, përmenden si  Sulltanë me origjinë shqiptare.

Dukagjin Zade Ahmed Beu, njëri nga 10 poetët e  “Kohës së artë”, të shek.16,  i njohur edhe si ,,Homer i Perandorisë osmane,,

Fazil Pashë Qypërliu, si kryeministër i Perandorisë osmane ia bashkangjiti  Kre tën, territorin e Danubit, Nishin, Beogradin, si dhe  kështjellat  rreth Vjenës, pra kufijt e perandorisë i zgjeroi deri në Austri, duke e tmeruar Evropën-thuhet në njëtekst të internetit.

Filip Shiroka: Pa shqiptarët Perandoria në fjalë nuk do të kishte jetën e gjatë në Rumeli.

Gani Be Toptani. Ndaloi vrasjet, vjedhjet dhe korupcionin në Perandorinë osma ne

Gedik Ahmet Pasha, një nga strategët më të mëdhenjë të Turqisë. Si admiral i Flotës, me gjithsej 300 anije dhe 700.000 ushtarë,  Hanatin e Krimesë, si dhe të gjitha ishujt e Egjeut, ia bashkangjiti Perandorisë osmane, të cilat, më parë, i kishte Venediku.

Gjiritli Mustafa Pasha. Gjatë vitit 1848 kishte shuajtur një kryengritje antios mane, prandaj sulltani e shpërbleu me Dekoratën e parë të shtetit osman.

Haim Ahmet Pasha, Perandorinë  osmane  e zgjeroi në territorin e Azisë së Vo gël si dhe në Iran. Azia e Vogël, prej atëhere, u bë qendra e kombit turk.

Hasan Tahsini, siç thamë në hyrje, hapi Universitetin e parë në Stamboll.

Ibrahim Pasha, babai  dhe dhëndër  i një sulltani, si kryeministër zgjeroi  kufijt e Perandorisë gjer në Budë dhe afër Vjenës.

Ilker Bazburg, gjeneral i famshëm, shef i Shtabit të ushtrisë turke, me nënë nga Manastiri i Maqedonisë. (Shkrim në gazetën 24 orë, 7 prill, 2010)

Isa-Mesih Prishtinasi. Për shkak të trimërisë  dhe zgjuarësisë  të tij, fitoi ofiqin Isa, aludim ndaj Jezu Krishtit.

Jahja Be Dukagjini, me origjinë nga Kosova, sipas Sami Frashërit, nga më të famshmit poetë në mbarë Perandorinë osmane.

Jahja Qemal Bejogllu, professor në Universitetin e Stambollit,  pjesëmarrës  në delegacionin e Paqes historike të  Lozanës (Zvicër) etj.

Jeminxhi Hasan Pasha. Si vezir ka luftuar në disa vende, sidomos në Hungari, me ç’rast ia ktheu  Beogradin përsëri Perandorisë osmane, etj.

Jonuz Pasha. Një kohë si vali sundonte me Bosnën, komandant në beteja të ndryshme të Egjiptit, Damask, Tripol, Bejrut etj. Në Palestinë, një fshat mori emrin e tij- Khan Jonuz.

Justinijani, dhe “Shën Sofia” Kjo kishë gjigande në Stamboll, e cila 920 vjetë është përdorur si kishë, kurse 481 vjet si xhami, e katërta në botë për nga madhësia dhe e pesta për nga lartësia e kubeve, më v.532 u dogj komplet. Justinijani në fjalë,  me origjinë ilire,  nga Shkupi, e rrindërtoi dhe se la të harohet.

Kara Ahmet Pasha, Perandorisë osmane ia bashkangjiti Irakun, Gjirin persik  dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

Kara Mustafa Pasha, forcat osmane i solli para Vjenës, prandaj mori gradën vezir.

Koçi Beu. Në historinë osmane ka hyrë si “Monteskjeu i Turqisë”, ose “Monteskiu i Lindjes”.

Kolë Zaharia, bashkë me Gjergj Dukagjinin dhe Dhimitër Janina, tre shqiptarë të dalluar, iu përgjigjën thirrjes së Sulltan Jalldermit kundër hordhive barbare të kryesuara nga Timerlengu i Mongolisë.

Konstantini i Madh, siç thamë, krijoi Stambollin e vjetër, i cili  fitoi emrin e tij-Konstantinopol.

Koxha Davud Pasha,  i shek.15, Perandorisë osmane ia bashkangjiti Jemenin  dhe e nxorri  në Detin Arabik.

Lutfi Pasha, si kryeministër, veç tjerash, Perandorinë osmane e nxorri në Detin e Kuq.

Mehmet Ali Agaraj, agjutant i sulltanit, zot i Jeni pazarit.

Mehmet Aqifi (Mehmet Akira Asoy), nga Shushica e Pejës. Vjershën e tij “Isti klar Marsi” (“Marshi i pavarësisë”) e  shkruar më 1921 ia paraqiti Asamblesë së Madhe Turke. Me të lexuar, të gjithë deputetët u ngritën në këmbë në shenjë nde rimi dhe me brohoritje entusiaste e pranuan unanimisht si Himn Kombëtar.

Mehmet Çakërtash. Kosovar, i cili edhepse i pa shkolluar, autodidakt, u shqua si poet dhe talent i rrallë në Turqí. Më 1945 botoi antologjinë e parë me titull: “Shi jime nga Çakërtashi”, në tre vëllime. E kanë vlerësuar më tepër se 50 poetë, letrarë, kritikë të njohur. Në vlerësime thuhet se “Çakërtashi, pa u ndikuar as nga një poet, po ecën në rrugën e tij që e ka çarë vetë…”

Mehmet Esat Kaçi. Në histori ka mbetur si “Mbrojtësi hero i Janinës”, ka qenë kolonel dhe gjenaral. Gjatë Luftëssë parë Botëtrore u emërua komandant në Grupin Verior të Çanakalasë dhe bashkëpunoi me Qemal Ataturkun në mbrojtjen e Dar danelëve.

Mehmet Ferit Pashë Vlora, kryevezir, njeriu më besnik i Sulltan Abdulhamidit II.  Ishte një nga valinjtë  më të  famshëm të Perandorisë.

Mehmet Fuat Qypërli, politikan. Më 1946, bashkë me ish kryetarin Xhelal Bajarin, ish kryeministrin Adnan Menderes, etj., themeloi Partinë Demokratike, kurse më 1950 u bë ministër i Jashtëm. Ka gëzuar mjaft dekorata, medalje botë rore, etj.

Mehmet II “Pushtuesi”. Ky sulltan, gjysmë shqiptar,  më 1453, pushtoi Stam bollin. Me pushtimin e këtij qyteti, i dha fund perandorisë mijëvjeçare bizantine dhe u quajt Fatih (pushtues). Ky dërgoi disa ekspedita ushtarake kundër Skën derbeut, të cilat u thyen, prandaj  u detyrua të nënshkruajë paqen në Shkup, me Skënderbeun, më 27 prill, 1463, që u prish një vit më vonë. E shoqja shqiptare, Ma ra, i lindi 11 fëmijë.

Mehmet Zogaj. Ishte nga Kosova, dhëndër i Sulltan Muratit II dhe vjehër i Sulltan Mehmedit II, i njohur si “pushtues”. Ishte edukator i Skenderbeut. Fitoi  famë, si domos pas pushtimit të Stambollit nga ana e forcave osmane, më 1453.

Mehmet Zogaj, në Bejoglu. Në këtë Kodrinë të Stambollit  ishin përqëndruar tru pat osmane të udhëhequra nga ky shqiptar. ,,Nëpër Kodrinën ngjiteshin dhe zb ritnin anijet luftarake osmane prapa shpinës së flotës bizantine në gjirin e Bririt të Artë. Kjo ishte një bukuri e rrallë dhe e madhe, sepse historia nuk ka shënuar një gjë të tillë që anijet luftarake të “ecin” mbi tokë dhe mbi kodrina të larta,,-thuhet në literaturën historike.

Mimar Kasëmi, kryearkitek. Xhamitë Kelli Ali Pashaj, “Shezade Mehmeti”. “Sulejmanie”,  kushtuar Sulltan Sulejmanit në Stamboll, Qoshku Bagdad në Top kapi Saraj, Urra me shumë harqe e vendit Babeski, që lidh edhe sot Stambollin me Edrenenë etj., janë vepra të tij.

Mimar Kasëmi, ka bërë rikonstruimin e xhamisë Valide në Stamboll, ka projek tuar dhe ndërtuar edhe hipodromin e këtij qyteti, çezmën monumentale të Stambo llit, etj.

Mimar Sinani, i shek. 16, nga ana e Tepelenës, njëri nga më të talentuarit dhe më të njohurit  arkitektë  në Perandorinë Osmane. Xhamia e famshme  Sulejmanije, është vepër e tij.

Mimar Sinani…Ka projektuar edhe rreth katërqind xhami dhe ujësjellsa dhe shumë objekte të tjera, spitale, urra, shkolla etj. Në afërsi të Aga Kapisë me emrin e tij u pagëzua një xhami, një mekteb dhe një rrugë. Edhe mahalla (lagja) është e njohur me emrin e tij. Jetoi  mbi njëqind vjet. Është varrosur në Tyrben (mauzo leun) e posaçëm në oborrin e Xhamisë.

Mirahur Iljaz Beu, këshilltar ose edukator i sulltan Bajazidit II. Konsiderohej për njeri i shenjtë.

Musa Qazim Pasha, një nga poetët dhe oratorët  më të famshëm të periudhës së fundit në Perandorinë osmane. Në fund u bë shiit.

Mustafa Abdulhalik Renda. Ishte nga Janina. Administrator dhe politikan i shquar i Qemal Ataturkut.Vilën e tij të bukur dhe një truall të gjerë në mes të Ankarasë, ia fali ushtrisë, kurse një vilë tjetër ia dhuroi me testament (pas vdekjes) një organizate shëndetsore të Hënës së Kuqe.

Mustafa Naima, kronisti i parë i Perandorisë osmane. Për ngjarjet e viteve 1591-1660, botoi 6 vëllime, me titull “Shënime historike”.

Mustafa Pashë Qypërliu. Komandant suprem i ushtrisë të cilën e përbënin kry esisht shqiptarë, etj. Emri i tij është shënuar “me shkronja të arta në historinë e Perandorisë osmane”, sepse, veç tjerash, përmes reformave ushtarake dhe finan ciare e forcoi tepër administratën osmane dhe Perandorinë në përgjithësi.

Mustafa Pasha Zade Qypërliu, ia ktheu Perandorisë osmane Beogradin, Pirotin, Nishin dhe Vidinën si dhe ndërmori një ekspeditë ushtarake edhe në Hungari.

Mustafa Pasha, dhëndër i sulltanit. Më 1521, qe bërë Vali i Egjiptit (Misirit)ku mori pjesë në një kryengritje kundër ushtrisë së mbetur çerkeze. U varros në obo rrin e Xhamisë që e kishte ndërtuar në Gekboza.

Mustafa Safi, imam i sulltanit dhe predikues në xhaminë e Xherah Pashës në Stamboll. Autor i mjaft veprave të rëndësishme.

Namik Qemal, nga nëna shqiptar, reformator i letërsisë turke dhe theme lues i të shkruarit sipas metodës së re etj. Ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit etj. Bashkëpunonte me mjaft patriotë të shquar shqiptarë.

Nasuh Pasha, kryeministër, dhëndër i sulltanit dhe   një kohë ka qëndruar në krye të Bagdadit, etj.

Ndoc Nikaj. Vepra e tij “Historia e Turqisë” u përdor si tekst shkollor në  Turqi.

Nexhip P. Alpan, shkencëtar turk, shkruan ,,Shumica e profesorëve që shërbenin në medresetë e Stambollit ishin shqiptarë të ndershëm me dijeni të thella e të lar ta,,.

Nijazibe Resnja, siç thamë, i dha fund absolutizmit pesëqindvjeçar të sulltanëve, duke e çliruar popullin turk nga ai regjim i egër i tyre.

Numan P.Qypërli. Aqë tepër ka kontribuar për Perandorinë osmane, sa që sulltani i dha për grua të bijën, pra e bëri dhëndër.

Omer Fani Efendiu, me origjinë nga Dibra, i shekullit XVII, një ndër dijetarët më të shquar në disciplinën fetare të Perandorisë osmane.

Omer Kaleshi. Rreth 140 piktura të tij janë botuar në një monografi të formatit të madh, më 1993, në “Tem Senat Galerisë” të Turqisë. Është shpallur Artist i vitit në Turqi.

Omer Pasha, i shekullit XVII, veç tjerash, luftoi në krye të një grusht njerëzish kundër një ushtrie shumë më të madhe në në vendin Tikrit. Legjenda thotë se në një betejë të tmershme e shpëtoi kali i tij i shpejt.

,,Pemët e gështenjës së kalit,, që kanë zbukuruar  një  nga sheshet e   rrallë të Sta mbollit,  janë të mbjellura për herën e parë nga bahçevanët shqiptarë,  të sjella më nga Shqipëria, gjatë shek.16.

Qemal Ataturku, siç thamë, shpëtoi Turqinë nga okupimi i huaj dhe e drejtoi nga Evropa.

Qemal Butka projektoi  mjaft objekte në Stamboll dhe në vende të tjera të Tur qisë. Bulevardi kryesor “Ataturk”, pallati i sporteve ,,Kapalli Çarshi” dhe Pazari i  Ri “Karçey”- janë vepra të tij dhe bashkëshortes Xhelile.

Qypërli Mehmet Pasha. Në literaturën historike thuhet se “Perandorisë osmane i dha shpirt të ri, e ringjalli”, etj.

Qypërli Mustafa Pasha, edhepse analfabet, u bë kryeministër, sepse në krye të ushtrisë osmane  mbriu  deri në Poloni.

Qyperlinjtë, sipasa Sami Frashërit,  rrethuan Vjenën, Perandorisë osmane ia  kthy en Nishin etj. Përmenden emrat e rreth 30 anëtarëve të  kësaj familje, nga shekulli XVI  dhe XVII, të cilët kanë sunduar afro 100 vjetë në Perandorinë osmane, të cilën “e shpëtuan nga rrezikimi total dhe shteti i dhanë gjakë”-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se“Pushteti” i qypërlinjëve ka qenë i fortë dhe më efikas nga autoriteti i sulltanëve të asaj kohe…,,

Riza dr.Tefiku, filozof, teolog, mjek, politikan, pedagog, folklorist, diplomat,  i shquar nga Dibra, nënprefekt dhe deputet  i Edrenesë, në Par lamentin xhontu rk,etj. Është shkrimtari i parë në Turqi që bëri të njohur folklorin në një studim të gjatë, botuar në revistën Pejam-i Edebi, më 1913.

Rustem Pasha, dhëndër i sulltanit, si kryeministër, Perandorisë osmane ia bashkoi Tripolin e Libisë etj.

Salih Rashid Pasha. Ky tetovar konsiderohej si një nga valijtë më të aftë në Perndorinë osmane.  Kishte shkruar mjaftë vepra, por kur iu dogj saraji në Stam boll bashkë me shtëpinë, i është djegur biblioteka edhe dorëshkrimet e tij. Vetëm pak vjersha i janë botuar nëpër revista të ndryshme. Vdiq më 15 prill 1920.

Sami Frashëri, dijetari më i madh i tërë kohrave të Turqisë,leksikograf më i madh modern turk, utor i dramave të para, përkthyes i parë në gju hën turke, autor i librit të parë në gjuhën turke, mbi problemet gjuhëta re, autor i Fjalorit frengjisht-tur qisht i cili është edhe sot më i miri i këtij lloji në Lindje dhe perëndim, i pari që me rrej me studimin e monumen teve të gjuhës turke, njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe kulturës arabe,. Veprat leksikografe të tij përfshinë rreth 10 mijë faqe (10.000).

Salih Rashid Pasha, tetovar,  një nga valijtë më të aftë në Perndorinë os mane, au tor i  mjaft veprave, por kur iu dogj saraji në Stamboll bashkë me shtëpinë, i është djegur biblioteka dhe dorëshkrimet e tij. Vetëm pak vjersha i janë botuar nëpër revista të ndryshme. Vdiq më 15 prill 1920.

Sami Gyner. Ky prishtinas, të cilin disa e quajnë shqiptar disa turk,  emrin e Turqisë e ka afirmuar si fotografist me famë ndërkombëtare. Shëtiti anembanë Tu rqinë dhe fotogarafoi bukuritë natyrore të Anadollit, pasqyroi ngjarjet tipike socio-kulturore të krahinave të ndryshme, sidomos nga pikpamja historike, folklorike, turistike. Brenda në Turqi dhe jashtë saj organizoi ekspozita të shumta.

Sami Gyner…Më 1981 pati fatin të vizitonte edhe Shqipërinë. Fitoi çmimin e njëqindvjetorit të lindjes së Ataturkut. Gëzoi edhe çmimin e gazetës Hyrriyet për fotografitë e bukura me ngjyra. Fitoi dhe një çmim kinez. Vdiq më 1991.

Selaudin Said Shkoza, prizrenas, ka shërbyer në Shtabin e Përgjith shëm të Di vizionit në Izmir, si nënmajor në Maqedoni, më 1906 fitoi gradën nënkolonel dhe emërohet komandant i një regjimenti artilerie. Më pas bëhet Ndihmës In spektor i Përgjithshëm për mësimin dhe eduki min në ushtrinë turke, në Stamboll etj.

Sinan Atika (Kristo Dullo) themelues i arkitekturës klasike osmane i njohur me sintezën arkitektonike të Shën Sofisë dhe ndërtimin e kompleksit të sulltan Fatihut në Stamboll.

Sinan Pasha, sipas  Sami Frashërit, ka marrë Jemenin, e ka shpënë Flamurin e Turqisë deri në detet e Indisë (afërsisht si Leka i Madh më parë-R.N).

Tarhanxhiu Ahmet Pasha, kryevezir, e shpëtoi qeverinë osmane nga trazirat dhe çrregullimet e brendëshme. Ishte kundër korupcionit, prandaj vjedhësit përgatitën vrasjen e tij.

Veçuam

Besim Omer Pasha, themelues i gjysmëhënës turke.

Hasan Tahsini, themeluesi i  Universitetit të  parë në Stamboll.

Mehmet Aqifi, autor i Himnit Kombëtar të Turqisë së Re.

Konstantini i Madh, krijoi Stambollin e vjetër, i cili  fitoi emrin e tij-Konstanti nopol.

Mustafa Naima, kronisti i parë i Perandorisë osmane.

Ndoc Nikaj. Vepra e tij “Historia e Turqisë” u përdor si tekst shkollor në  Turqi.

Nijazibe Resnja, i dha fund absolutizmit pesëqindvjeçar të sulltanëve, duke e çliruar popullin turk nga ai regjim i egër dhe duke e orjentuar nga Evropa.

Omer Kaleshi, shpallet për artist i vitit në Turqi.

Qemal Ataturku, shpëtoi Turqinë nga okupimi i huaj dhe e drejtoi nga Evropa.

Sami Frashëri, babai i teknologjisë moderne, dijetari më i madh i tërë kohërave të Turqisë, etj.

Sinan Atika (Kristo Dullo) themelues i arkitekturës klasike osmane.

 

Ps. Sesa shënimet e mësipërme, arësyetojnë titullin e këtij shkrimi, ku qendron fjala ,,pupla,, mund ta kuptojë edhe një nxënës i shkollës fillore, e jo më  lexuesit e rëndomtë, të cilëve ua kam dedikuar këtë shkrim.

 

Komentet

komentet