Historia nga Kopliku që nervozoi rrjetin: Për Shën Valentin do ta…

“Do të të dua në varfëri dhe pasuri” është premtimi që bëjnë të dashuruarit, por shpeshherë materializmi është fajësuar si problem që e kanë shumë çifte. Një djalë ka “shkalluar” lexuesit me historinë e tij.

“Kam një të dashur prej 6 muajsh. Kemi kaluar këndshëm, ajo jeton në Shkodër dhe unë gjithashtu, por kam lindur në Koplik.

Jemi të dy 18 vjeç dhe unë e ndjej disi, por nuk e dashuroj.

Ajo dëshiron të fejohemi, por mua më duket vetja shumë i vogël. Edhe kam vendosur që ta ndaj.

Doja ta ndaja këto ditë, por unë i kam blerë diçka të vogël para se t’më thoshte ajo për fejesë.

E dua t’ja jap, edhe normal dua dhe unë të marr dhuratën që ajo do më ketë bërë mua për Shën Valentin.

A thua lëndohet ta lë një ditë më pas?

Sepse po ju them unë nuk kam fare ndërmend të fejohem.

Si mendoni?

Nuk kam gjë me atë si vajzë, por vëllai im i madh është fejuar 34 vjeç. Kam kohë para, nuk dua ta mbyll jetën kaq shpejt.

Kurse ajo këmbëngul më thotë që unë nuk e dua dhe po e përdor.

Unë ndoshta se dua aq sa të fejohem tani, por dua që të vazhdoj shkollën e lartë meqënëse këtë vit nuk fitova dot.

Fejesën kismet pas moshës 25-vjeçare. Ajo e shkreta mendon se unë dhe ajo do të jemi tërë jetën bashkë.

Normal më do shumë. Por më vjen keq që do më duhet ta ndaj pas Shën Valentinit.

Më jepni ndonjë ide sepse s’jam djalë i keq, por kjo është ajo që dua për veten time. Gjithë të mirat!”, shkruan ai. /Lajme.al/