Historia prekëse e Albyt: Divorci i prindërve, aktrimi e deri te ardhja në jetë e vajzës

INA
INA

26/12/2023

Alby the Goat ka bërë një rrëfim emocional së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka treguar se ka pasur një fëmijëri jo edhe aq të lehtë duke zbuluar se prindërit iu ndanë kur ishte nëntëmuajshe.

Aktorja zbuloi po ashtu se për shumë vjet me radhë ka ndërprerë konktaktet me familje, sidomos pas nisjes së karrierës si aktore e filmave me pullë të kuqe.

Rrëfimi i plotë i Albyt (pa ndërhyrje):

“Kur kam qenë nëntë muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra para meje edhe me aq sa kam marrë vesh, prindërit e mi kanë pasur probleme gjatë martesës. Babai xheloz, pinte, vinte në shtëpi bënte naj sherr. Motra e madhe e ka vuajtur më shumë sepse i ka parë të gjitha. Kur kam qenë katërvjeçe e mbaj mend pak që babai dhe nëna ziheshin për mua, ka qenë koha e gjyqit për me u nda.

Unë nejta me mamin, motra e madhe shkoi me babin, zgjodhi babanë dhe motra e dytë nejti te gjyshja dhe është rritur nga gjyshja. Nuk jam rritur me motrat shumë kemi qenë të triat të ndara nga njëra-tjetra.

Edhe pse motrën e dytë e kam parë sepse ka jetuar te gjyshja, unë kam jetuar me mamin vetëm njëfarë kohe.

E kam pasur pak të vështirë që babanë nuk e kam pasur në jetën time aq sa kam dashur dhe nuk i kam kuptuar të gjitha gjërat se çfarë kanë ndodhur.

Nëna më ka folur mirë, nuk më ka folur keq për babanë.

Në moshën 13 vjeçare kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë te tezja, pasi kishte shkuar motra e dytë.

Bënë të pamundurën, morën lekë borxh, derisa i bënë mundësitë të më dërgonin në Amerikë.

Mami i ka bërë dy puna për më sjell lekë në tavolinë edhe nuk ka qenë shumë e lehtë se sado që më kanë mbajtur mirë, nuk e kam kuptuar jetën, nuk kam pasur këshilla nga prindërit.

Si fëmijë kam qenë shumë i mbyllur, i kam mbajtur të gjitha brenda, kur arrita në Amerikë ndoshta dy tri herë kam folur me babanë në telefon.

Thjesht u distancova dhe mbylla ato ndjenjat që kisha për të, ka gati 20 vjet që nuk kam folur me të, asnjëherë se kam takuar edh para ca viteve ka qenë i sëmurë me zemër, është bërë operacion.

Atëherë linda vajzën time dhe e kuptova që ndoshta duhet me i fal njerëzit sidomos prindërin tim, babanë. Ndoshta edhe unë e kam pasur gabimin që nuk i kam dhënë shans me fol, ndoshta edhe historia e karrierës time. Nuk kam ditur si me e përballu.

Kur kam lindur vajzën kam kuptuar që vajza ime nuk e ka babanë e saj në jetë dhe më dhemb zemra, aty e kam kuptuar që është shumë vështirë të rritesh pa baba.

Nganjëherë se di, a po e bëj punën mirë apo keq. Edhe pasi linda e kam kuptuar se vetmia të mbyt në një farë pike. E kam pasur shumë të vështirë me e rrit vajzën vetëm.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grida duma

Letra e djalit që përloti Grida Dumën

WhatsApp-Image-2024-02-26-at-15.19.55-750x510-1

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, fillojnë afrimet e para mes Silvit dhe Sarës

Screenshot_2024-02-26-13-23-03-443_com.instagram.android-edit

Luiz në detyrën e policit niset në aksion (video)

luiz-ejlli1

Rrezikon deri në 4 vite burg. Ja kur do të japë vendimin gjykata për Luiz Ejlli

stresi

Konflikt jashtë? Stresi flet për raportet me Romeo Veshajn

heidi

Heidi për Romeon: Unë jam rëndë, kam rënë brenda

Gazi Big Brother

Gazi i drejtohet Julit: Je gjak spiuni (video)

Olsi Bylyku

Nuk i del inati – Olsi Bylyku thumbon sërish produksionin e Big Brother

cako

Alfred Cako:Ja kush do ta fitojë BBV3… reagimi epik i Stresit

INFO

NA NDIQ