Historiani i shquar James Pettifer mbajti një ligjëratë në Universitetin e Tetovës

Picture of INA
INA

15/05/2023

James Pettifer, profesor në Universitetin e Oksfordit dhe një nga historianët dhe opinionistët më të njohur britanikë, i cili është i specializuar në çështjet e Ballkanit, në kuadër të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor të Universitetit të Tetovës, ka prezantuar para studentëve dhe studiuesve hulumtimin e tij “Shkrimi i historisë së Ballkanit pas Luftës së Ftohtë”.

Kjo ligjëratë është mundësuar nga Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, me ç’rast drejtuesja e kësaj qendre, Mr. Sc. Donika Kamberi ka shprehur falënderime dhe vlerësim të veçantë për figurën e James Pettifer, si një nga historianët më me zë të këtyre kohërave, ku mes tjerash ajo theksoi se: “Universiteti i Tetovës gjithmonë e ka vlerësuar lartë kontributin intelektual të figurave të kalibrit të James Pertiferit. Kjo ligjëratë është e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh kontributin e tij në nxjerrjen në dritë të fakteve historike, pasioni i tij i pashterur për të paraqitur këtë episod të historisë mbështetej në narrativin se, për shumë kohë studiuesit dhe historianët janë ndeshur me një kufi të pakapërcyeshëm, me çka ky preokupim i vazhdueshëm intelektual ka qenë sfidë në vete”.

Në ligjëratën e tij, të titulluar “Shkrimi i historisë pas Luftës së Ftohtë”, James Pettifer është kujdesur që të ndjekë një vijë logjike dhe koherencë në paraqitjen e titujve, personazheve dhe ngjarjeve që e kanë portretizuar këtë segment të historisë. Me një metodë dhe qasje gjithëpërfshirëse dhe me një analizë të hollë të paraqitjes së fakteve dhe mesazhe të qarta për rrugën dhe orientimin që duhet të ndjekin popujt e Ballkanit në të ardhmen.

Në fund të ligjëratës, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, i dhuroi historianit figurën e çmuar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeut.

TË FUNDIT

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË