Historiani Paskal Milo: Ju tregoj arsyen pse Rama e simpatizon presidentin Erdogan!

0

Historiani Paskal Milo mes reagimeve që bëri për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Erdoganin, tregoi edhe arsyet se pse e simpatizon lideri shqiptar presidentin turk.

“Për Po dhe Jo që ja atribuon Erdoganit mund të them që Rama i pëlqen liderët e fortë, ndaj e pëlqen Erdoganin pikërisht për këtë gjë. I pëlqen liderat që vendosin për Po dhe mbetet Po. Ky është një lloj lideri i fortë që Rama i pëlqen. Rama e ka për vendosmërinë që ka Erdogani për t’ju shkuar punëve deri në fund. Rama kërkon që t’i dërgojë një mesazh Europës. Ai i ka thënë Europës që nëse nuk do të na hapni dritën jeshile, ne do shikojmë mundësinë për të bashkëpunuar me vendet e tjera”, tha Milo.

Kujtojmë se Rama tha për Anadolu Agency: “Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo”.
(ed.me/BalkanWeb)

Komentet

komentet