Historianja shqiptare bën bujë në mediat greke me deklaratën e saj: Kryeministri i Greqisë është çam!

0

Vetëm pak ditë më parë kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë në mediat greke foli edhe për marrëdheniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në intervistë, kryeministri grek u shpreh se vendi i tij mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.

:Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston!:, tha Tsipras

Deklaratave të Tsipras me anë të një statusi në Facebook u është përgjigjur historiania shqiptare Elena Kocaqi.

“Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”- është shprehur Kocaqi.

Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kërcenimet arrogante.

“Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike”, tha ajo.