Historike në Europë! Për herë të parë një femër ndihmës trajnere në Bundesligë…

INA
INA

16/11/2023

Marie Louise Eta do të jetë zëvendësja e Marco Grote, trajnerit të ri të Union Berlinit. Emërimi i trajneres përfaqëson një ngjarje të parë historike në Evropë: asnjë femër nuk ishte ulur ndonjëherë në stol në një klub në 5 ligat më të mira evropiane për meshkuj.

Eta dhe Grote, të cilët u thirrën për të zëvendësuar të shkarkuarin Urs Fischer (13 nokaut në 14 të fundit), do të bëjnë debutimin e tyre më 25 nëntor kundër Augsburgut.

Eta është një ish-futbolliste, ka qenë mesfushore e Turbine Potsdam, Hamburg, Coppenburg dhe Werder Bremen. Në vitin 2019 ajo u bë bashkëpunëtore teknike në ekipet kombëtare gjermane të të rinjve për femra dhe nga qershori ishte pjesë në stafin e ekipit U-19 të Union Berlin, së bashku me Grote.

Ka shumë pak precedentë të ngjashëm dhe të gjithë kanë të bëjnë me turne të vogla, ose përzgjedhje të të rinjve: në Itali kujtojmë përvojën e Carolina Morace, e cila në vitin 1999 drejtoi Viterbese të Gaucci në C1 për dy ndeshje, ndërsa shembulli më i fundit është ai i Patrizia Panìco, e cila në vitin 2017 ishte asistent i Daniele Zoratto-s në kombëtaren italiane U-16, të cilën e drejtonte kur trajneri ishte i zënë me ekipin U-19.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

INFO

NA NDIQ