Hiti i radhës është gati, Ylli Limani prezanton “Malet” (VIDEO)

Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Ylli Limani ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Malet”. Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Lira, gjithashtu edhe tekstin, në bashkëpunim me vetë Yllin. Ndërsa, producenti është Fatjon Miftari.

Një himn dashurie të shkuar, të cilin Limani e ka sjellë me plot ritëm. Ashtu si të gjitha projektet e tij, edhe ky është pritur me shumë entuziazëm.

Madje, komentet deri më tani kanë qenë shumë pozitive, duke paralajmëruar se mund të jetë një hit i vërtetë.