Holanda stopon një projekt në fushën e drejtësisë në Maqedoni

INA
INA

28 Maj, 2023

Holanda stopon një projekt të madh lidhur me Këshillin Gjyqësor, i cili është kthyer në një organ jolegjitim.

Këtë e tha sot ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kopp, për Radion Evropa e Lirë.

“Rasti me Këshillin Gjyqësor, i cili në fakt u bë organ jolegjitim. Është shumë serioze dhe e dhimbshme të shikosh. Dhe për shkak të këtij precedenti, Holanda tani ka lënë pezull një projekt të madh me Këshillin Gjyqësor. Situata është shumë e rëndë”, tha Kopp për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori Kopp përmend rastin e Këshillit Gjyqësor si një nga shumë rastet e këqija që kanë ulur besimin në sistemin gjyqësor.

Problem tjetër, sipas tij, është kthimi në rigjykim i lëndëve të zyrtarëve të lartë, të cilat më herët janë trajtuar nga prokuroria speciale publike.

Sipas tij, në dy vitet e kaluara kemi menduar se kemi parë progres, mentalitet më të mirë, emërim të pavarur të gjyqtarëve në Gjykatë, por edhe tani shohim sërish se gjërat janë duke u përkeqësuar.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

INFO

NA NDIQ