Holandë, rriten frikshëm kërkesat për azil

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2023

Holanda po shikohet si një strehë e radhës për shumë persona azilkërkues dhe kjo prirje faktohet nga shifrat e publikuara së fundmi. Në vitin 2022 janë paraqitur 35.535 kërkesa për azil, që është numri më i lartë që nga viti 2015, raporton “NL Times”.

Krahasuar me 2021, numri i kërkesave është rritur me 43,6 për qind dhe kërkesat kanë ardhur në rritje që nga muaji shtator. Agjenci a Holandeze të Statistikave (CBS) thekson se grupi më i madh i azilkërkuesve ka ardhur nga Siria, si në vitet e kaluara.

Më shumë se një e treta e azilkërkuesve janë sirianë, të ndjekur nga afganët, turqit dhe banorët e Jemenit. Në rritje është edhe numri i kërkesave për bashkim familjar. Vitin e kaluar, 10,930 persona kanë paraqitur kërkesa të tilla, kryesisht sirianë dhe turq. Numri i refugjatëve nga Ukraina është rritur ndjeshëm

Për shkak të luftës në Ukrainë, është rritur ndjeshëm edhe numri i refugjatëve nga Ukraina. Vitin e kaluar, 1060 persona nga Ukraina aplikuan për azil në Holandë, krahasuar me 70 një vit më parë dhe 40 aplikantë në vitin 2020.

Shumica e ukrainasve nuk duhet të kërkojnë azil në Holandë, ata mund të qëndrojnë në atë vend bazuar në rregulloret evropiane. Në të njëjtën kohë, 590 rusë kërkuan azil në Holandë vitin e kaluar. Një vit më parë u regjistruan 205 kërkesa për azil nga Rusia, pra 180 aplikantë në vitin 2020

TË FUNDIT

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

Çakalla: Koha të lirohet Grupi i Kumanovës, të hetohen Ahmeti dhe Grubi!

Policia me urdhër të Prokurorisë hyri në Këshillin Gjyqësor, sigurohen procesverbalet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË