Hollywood mendon për të bërë një serial për “Haklajt” e Tropojës

0

Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij.

Njoftimi është bërë nga organizata ndërkombëtare World Albanian Congress WAC.

Me katër seri, filmi i Hollywoodit me titull “HAKLAJ”, do të kushtojë 30 milionë dollarë, dhe do risjellë në vëmendje ngjarjet e viteve ’90-2000.

Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i krahinës shqiptare të Kosovës.

Në rolin e Fatmir Haklaj të jetë Doktor Jurgen Malaj. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë nga disa treva shqiptare, si dhe mendohet të jetë një film, që do të lërë gjurmë të thella në historinë e Hollivud.

Në këto 4 seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, luftën e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika.