Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

ina-online
ina-online

28/09/2023

Nga Beqir Sina/INA

Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan këtë martë homazhe në nderim Afrim Bunjakut, efektivit të policisë së Kosovës që humbi jetën gjatë sulmit terrorist ndaj rajonit të policisë në Leposaviq të Kosovës.

I pranishëm në këto homazhe ishte dhe ambasadori i Kosovës Blerim Reka, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë, Ambasador Ferit Hoxha.

Disa nga pjesëmarrësit në homazhe mbanin edhe flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ambasadori Reka, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, shkruajti në statusin e tij në Facebook se :“Sot me bashkatdhetarët tanë të Nju Jorkut dhe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha bëmë në homazhin për heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb deri sa ishte në detyrë dhe në mbrojtje të atdheut. Lavdi!”

Duke ndezur një qiri në ceremoninë e sotme të vigjilencës, Djellza Pulatani, e cila është Themeluese e The F’Oda Summit, një nismë për fuqizimin e vajzave, e cila filloi në fillim të këtij viti në Kosovë, tha: “Sulmi ndaj çdo shqiptari është sulm ndaj të gjithëve. Ne duhet të bashkohemi për t’u solidarizuar kundër një dhune të tillë dhe për të dënuar veprimet e terroristëve serbë.”

Kujtojmë se 25 shtatori ishte është ditë zie shtetërore në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur “Hero të Kosovës” policin e rënë gjatë detyrës.

Në Banjskë të Zveçanit nga sulmet ndaj njësiteve policore kosovare në orët e para të 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

zhvarrosje liridona

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

zhvarrosje liridona

Zhvarroset Liridona Ademaj

haga

Përpjekje për të ndërhyrë tek dëshmitarët – ZPS njofton se Thaçit, Veselit e Selimit u kufizohen kontaktet dhe komunikimet

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, përfshirja e Murselit në vrasjen e Liridonës

varri liridona ademaj

Sot bëhet rivarrimi i Liridona Ademajt – familjarët kërkojnë privatësi

Naim Murseli

LAJMI I FUNDIT: “S’kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar”- Kështu raportohet të ketë thënë Naim Murseli në gjykatë

aksident ambulanta itali

Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

INFO

NA NDIQ