A funksionon dhe sa kushton sot një dhomë në Hotel Grand Prishtina?!

Picture of Ina Online
Ina Online

07/01/2025

Kur u ndërtua në vitin 1978, llogaritej si një nga hotelet më të mira në rajon. Por, viti 2025, Hotel Grand Prishtinën po e gjen më pak vizitorë dhe në gjendje jo të mirë. Në objektin që dikur qëndruan figurat më të mëdha botore, tani kryesisht organizohen të pame për ngushëllime dhe hapësirat e tij shfrytëzohen nga biznese të ndryshme, shkruan Bota Sot.

Por, 26 vjet pas luftës, hoteli me 500 dhoma, tani ka ndryshuar.

Shkak për këtë u bë privatizimi në vitin 2006, ndërsa 6 vite më vonë iu morën edhe asetet.

Pavarësisht kësaj, një pjesë e hotelit është ende e disponueshme për vizitorët.

Por, sa kushton nata në hotelin ikonik të kryeqytetit?

“Kapaciteti ka ardhë tu i ra Grandit, apo interesimi ka rënë pas privatizimit, tendenca ka qenë për rinovim, por siç e dini ka dështuar, por janë çështje që nuk na takojnë neve… Ne kemi shkuar me disa çmime reale, për t’i marrë disa klientë, ne jemi hoteli i vetëm që mundemi me i akomoduar 100-150 mysafirë përnjëherë. Ne iu kemi përshtat çmimeve të tregut, 25 euro dhoma një-krevatshe pa mëngjes, sepse na u ka marrë dhe i është dhënë me qira shumë firmave afariste. Me dy kreveta, është 35-40 euro e kështu më radhë”, ka thënë për Bota Sot drejtori i këtij hoteli, Albert Mirdita.

Në vitin 2025, hapësirat e Hotel Grand, shfrytëzohen në mënyra të ndryshme.

Ndërsa njoftimi i fundit për të nga Agjencia Kosovare e Privatizimit është në vitin 2015. Në të thuhet se AKP ka iniciuar procesin i likuidimit për Hotel Grand./BS

TË FUNDIT

Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

ME TE LEXUARA

1
Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe
1
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
1
"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)
1
Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin
1
Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

LEXO MË SHUMË