Hotelieria më e goditur nga masat restriktive – 30mijë punëtorë ngelën pa punë

Masat e reja restriktive me të cilat është paraparë që të mbyllen tërësisht deri më 20 prill restorantet dhe kafenetë, por edhe disa degë tjera të bizneseve, do të lë mijëra punonjës pa punë.

Qeveria paralajmëroi se javën e ardhshme do të dalë me masa për objektet gastronomike, informon Zhurnal.

Mijëra punëtorëve në hotelieri, të punësuar në fitnes qendra dhe biznese të ngjashme, vendet e tyre të punës janë në rrezik, përshkak se sektoret ku punojnë u janë mbyllur përshkak anti-covid masave. Mijëra punëtorëve u rrezikohen vende te punës madje edhe përshkak masës së vonuar për ndihma në rroga për kompanitë.

Disa nga masat nga pakoja e pestë ekonomike presin miratimin në Kuvend, e përshkak kësaj, firmat nuk u kanë paguar paga të punësuarve apo nuk mund të marin kredi që të menaxhojnë me pasojat nga pandemia. Përshkak vonesës së ndihmës, rreth 6000 punonjës të tekstilit, janë të obliguar për një pushim. Edhe punonjësve në sektorin hotelierik u kanoset largim nga puna, përshkak se ky sektor deri më 20 prill ngelet i mbyllur. Nga hotelieria ekzistojnë rreth 30 mijë të punësuar.

Janë mbyllur edhe fitnes sallat, sallat për ushtrime dhe ku praktikohet sport. Bëhet fjalë për rreth 900 kompani të cilat kanë rreth 4000 të punësuar.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për të Ardhura Publike, thuajse 10 përqind e firmave nuk kanë paguar pagat e shkurtit. Bëhet fjalë për rreth 7mijë punëdhënës nga sektori privat të cilët presin ndihmën nga pakoja e pestë ekonomike. PA pagë për shkurtin, kanë ngelur 16883 punëtorë. Vitin e kaluar firmat nga shteti morën 135 milion euro ndihmë për pagesë të pagave dhe kontributeve, informon Zhurnal.

Ndihmat do të mësohen javën e ardhshme

Hotelieria ishte një nga degët më të goditura nga masat restriktive. Në fillim të pandemisë, kafenetë, restorantet, klubet ishin të mbyllura, më pas me protokole të veçanta pjesë e tyre filluan me punë, por klubet dhe restorantet për dasma ende nuk funksionojnë. Me valën e dytë të kovidit, ato pununin me orar të shkurtuar, ndërsa nga 7 prilli përsëri u mbyll sektori hotelierik, përpos atyre që përgatisin ushqim dhe mund ta dërgojnë në adresa.

Nga Dhoma turistike hotelierike kërkonin që shteti t’u paguajë ndihma finansiare e cila u është e patjetërsueshme që të mos humben vendet e punës.

Ndryshe numri i personave që kërkojnë punë nga fillimi i pandemisë është ritur për rreth 50 mijë. Por nga Agjencia për punësim thonë se deri në muajin shkurt, numri i atyre që kanë ngelur pa punë si pasojë e covid 19 krizës, është 18266 persona.//Zhurnal.mk