Hoti: Është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane

Picture of INA
INA

04/04/2025

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se Kosovës i është bërë dëm i madh me moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën e kishte nënshkruar Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

Ai ka përmendur benifitet që do t`i kishte Kosova nga zbatimin i kësaj marrëveshje.

Në profilin e tij në Facebook”, ai ka shkruar se po të realizohej ajo marrëveshje sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta.

“Dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj: 1. Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila përfshinte projekte të mëdha infrastrukturore, projektin e gazit në veçanti, e cila do të kishte krijuar pavarësi energjetike e nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit, si dhe do të kishim siguri të furnizimit. 2. Marrëveshja për Insentivat në Investime SHBA-Kosovë, e datës 31 dhjetor 2020, e cila përfshinte mundësinë që DFC të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet, garancive investive, sigurimit të investimeve, projekte të fizibilitetit etj. 3. Memorandimi i Mirëkuptimit SHBA-Kosovë, i datës 23 tetor 2020, për bashkëpunimin mes dy vendeve sa i përket sigurisë së teknologjisë 5G”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i LDK-së ka bërë me dije se është jetike për Kosovën që të ketë një qeveri proamerikane.

“Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta. Është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane, e cila e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në, që iu kthehet zbatimit të këtyre marrëveshjeve, që mund të udhëtojë kurdo që është e nevojshme në Uashington për konsulta dhe për mbështetje”, ka shkruar Hoti.

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË