Hoti flet për rrezikun e rrëzimit të Qeverisë së tij

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth situatës së krijuar së fundmi në vend, pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj qeverisë të cilën ai e drejton, njofton Insajderi.

Hoti ka thënë se asnjëherë në Kosovë, nuk ka arritur që qeverinë ta rrëzojë opozita, por vetëm problemet dhe pakënaqësitë që kanë qenë brenda koalicionit qeverisës.

“Kjo nismë e opozitës është e drejtë kushtetuese, por se qeverinë asnjëherë nuk e ka rrëzuar qeveria, atë mund ta rrëzoj vetëm nëse nuk funksionon siç duhet koalicioni qeverisë. Normalisht që ka plotë çështje që duhet të adresojmë”, tha Hoti në Pressing.

Hoti tutje ka folur për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për çka thotë se në fillim ishte situatë tjetër në ballafaqim me koronavirusin.

Sipas tij, “opsioni mbetet i hapur për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”.

Ai ka thënë se kjo masë është e nevojshme për karantinimin e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre. /Insajderi.com/