Hoti flet për shkeljen e masave anti-COVID nga partitë politike, nuk përmend ndëshkime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti para mediave ka folur sot për shkeljen e masave anti-COVID19 nga partitë politike nëpër tubime elektorale.

Hoti ka dhënë një përgjigje të ftohtë duke thënë se ai po del në terren për të takuar qytetarët, por që sipas tij tubimet po i bën me strukturat e LDK-së dhe të njëjtat po janë të mbyllura.

“Vërtetë jemi para fushatës. Unë jam duke dalë në terren për të takuar qytetarët. Ato janë tubime me strukturat e LDK-së dhe të mbyllura. Po bëjmë maksimumin që të përfillim masat anti-covid me maska dhe distanca”, ka thënë ai.

Hoti ka folur edhe për protestën e punëtorëve brenda Zyrës së Kryeministrit.