Hoti i kundërpërgjigjet deputetes Kusari – Lila: Në momentin që u testova u vetizolova

0

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka dhënë sqarim lidhur me testimin e tij për COVID-19.

Hoti ka reaguar po ashtu edhe ndaj deklarimeve se ai nuk ishte vetizoluar pas testimit.

Ai tha se nga momenti i testimit është vetizoluar në pritje të rezultatit.

“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtorët me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16”.

“Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët”.

“Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”.