Hoti: Jam në kontakt me ambasadorin Grenell për caktimin e datës për rifillim të dialogut me Serbinë

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë gjatë një konference të përbashkët për media tha se është i gatshëm për të caktuar një takim tjetër në Washington dhe se është në kontakt me ambasadorin Richard Grenell për të caktuar një datë tjetër për rifillimin e dialogut.

Hoti u pyet nëse është i gatshëm që të shkoj në Washington për të rifilluar dialogun, pa presidentin Hashim Thaçi, ndërsa tha se Kosova ka institucione legjitime dhe gatshme për të marrë përgjegjësi në këtë aspekt, raporton Telegrafi.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme të marrin të gjitha përgjegjësitë që u takojnë. Unë jam i gatshëm dhe jam në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut, me një agjendë fillimisht politike, për të kaluar tek çështjet që janë më politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona që ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Hoti.