Hoti paralajmëron sërish shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar pas mbledhjes më kryetarët e komunave që e zhvilloi virtualisht për të marrë mendimin e tyre për zbatimin e masave që duhet të merren për parandalimin e pandemisë Covid-19
Ai tha se ka njoftuar ata që duhet ta konsiderojnë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.

“I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”.