Hoti:Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit

0

I mandatuari LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai, ka thënë institucionet e reja në Kosovë se bashku me aleatët duhet të punojnë në avancimin e procese euro-atlantike.

“Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.

Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, është shprehur ai.