Hovenier: Asociacioni pa kufizime mund të bëhet diçka problematike

Picture of INA
INA

09/10/2023

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se dhe Serbia duhet t’i kthehen bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për ta zbutur rrezikun e dhunës së përtërirë pas një përleshjeje të armatosur që rezultoi me katër persona të vdekur muajin e kaluar.Plani i mbështetur nga BE pothuajse u shpartallua muajin e kaluar pas të shtënave midis serbëve dhe policisë në pjesën veriore të Kosovës. Përshkallëzimi më i keq në gati dy dekada ka ngritur shqetësime se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Europë në një kohë kur Ukraina është nën sulmin ushtarak rus.

“Është urgjente të rikthehemi në proces” për t’i përmirësuar lidhjet mes armiqve të kohës së luftës”.

Anëtarësimi i mundshëm në të ardhmen në BE përfaqëson stimulimin kryesor për të dyja vendet që të kthehen në tavolinën e bisedimeve në mënyrë që të implmentohen angazhimet e marra gjatë më shumë se një dekade negociatash”, tha Hovenier në një intervistë për Bloomberg.

Shtetet e Bashkuara duan t’i shkojnë deri në fund të asaj që ndodhi më 24 shtator kur një grup me serbë të armatosur e bllokuan një rrugë në fshatin Banjskë duke përdorur kamionë dhe eksplozivë, thotë i dërguari. Një njësi e policisë së Kosovës që mbërriti në vendin e ngjarjes u vu nën breshërinë e zjarrit nga sulmuesit, të cilët më pas u futën në një manastir serb aty pranë, duke u përfshirë në një shkëmbim zjarri njëditor. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e fajësuan njëri-tjetrin për dhunën.

Shumica e sulmuesve u arratisën, por “lanë pas vetës një sasi shumë, shumë shqetësuese të armëve dhe armatimeve të sofistikuara ushtarake,” thotë Hovenier. “Nuk besojmë se kjo është diçka spontane vetëm nga banorët” e veriut të Kosovës të populluar nga serbët, thotë ai. “Ka një lloj strukture pas kësaj, ata nuk mund ta kenë bërë këtë vetë” dhe kushdo që është përgjegjës do të përballet me pasoja, sipas ambasadorit.

Politikani lokal serb, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe është dorëzuar tek autoritetet serbe për t’u marrë në pyetje përpara se të lirohej me kusht.

“Jemi të vetëdijshëm se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë”, thotë Hovenier. “Puna duhet të vazhdojë për ta përcaktuar përgjegjësinë përfundimtare.”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e vendit të tij në përshkallëzimin e dhunës dhe i ka dënuar vrasjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për furnizim me armë të serbëve në veri. Zyrtarët e Serbisë, të cilët refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës këmbëngulin që Kurti ta zbatojë marrëveshjen e vitit 2013, sipas së cilës serbët lokalë marrin njëfarë autonomie në komunat ku jetojnë.

“Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht”, pasi Kosova duhet ta lejojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thotë ambasadori. “Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin Asociacionin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve.”

TË FUNDIT
38 minuta
Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve
3 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
5 orë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët...
5 orë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
7 orë
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

ME TE LEXUARA

20 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
3 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
20 orë
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
38 minuta
Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240624-183025~2

Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

FB_IMG_1719231583046

Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët…

derivate nafta dizeli benzin

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

taravari ilir

Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

INFO

NA NDIQ