Hovenier i kthen përgjigje Osmanit: SHBA e gatshme ta këshillojë Kosovën për draft-statutin e Asociacionit

INA
INA

04/10/2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja do ta mirëpresë secilin propozim të Kosovës në këtë temë, që do të jetë “kredibil dhe i arsyeshëm”.

“Në fund, kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mirëpo, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne, ose të tjerët, se si të çojë diçka përpara në mënyrë më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë”.

Ky është reagimi i parë i ambasadorit Hovenier për këtë çështje, pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë se Kosova duhet ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe bashkë me Shtetet e Bashkuara.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Së fundi, komuniteti ndërkombëtar e ka rritur presionin ndaj Kosovës duhet e kërkuar formimin e Asociacionit sa më shpejt.

Diplomatët amerikanë e kanë përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

radojcic milan

Konfiskohet një anije me shpejtësi të madhe e Radojiçiqit, ishte fshehur në depon e Radule Stevic

kqz-kosove

Partia politike “Srpska Demokratija”, regjistrohet zyrtarisht në Kosovë

Liridona ademaj

Përse e vrau Naimi gruan e tij? Gazetari zbulon pistat e hetimit: Ka qenë person i fuqishëm

sali mustafa

Më 14 dhjetor shqiptohet aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

Liridona ademaj

Vrasja e Liridonës, avokati hedh dyshime të forta: Naimi mund të jetë i përfshirë në një tjetër krim të rëndë

IMG_6974

Pse e vrau Liridonën? Babai i Naim Murselit: Pyetje 1 milion dollarëshe! Ndoshta është kërcënuar nga politika ose…

tome-gashi

Sa vite burg mund të dënohet Naim Murseli? Avokati zbulon 2 skenaret që do të përdorë 33-vjeçari për t’u mbrojtur

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

‘Liridonën dhe Naimin i njohu Pacolli’, ish-presidenti i Kosovës tregon pse mungoi në varrimin e 30-vjeçares

INFO

NA NDIQ