Hovenier i përgjigjet Konjufcës që kritikoi QUINT-in për Asociacionin

INA
INA

25/05/2023

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar nga Kosova që urgjentisht të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Kreu i Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë ka thënë se Asociacioni është një fondamental i Kosovës dhe se tani duhet të formohet urgjentisht.

Ai ka thënë se Kosovës nuk po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, por sipas tij, amerikanë dëshirojnë ta shohin Kosovën si shtet “shumëkombësh, sovran, i pavarur dhe demokratik”.

Më tej, ai ka kërkuar që qeveria t’i marrë parasysh këshillat e tyre.

“Merrni parasysh këshillat tona më të mira. Dëshirën tonë për të ndihmuar Kosovën të krijojë kushtet për të arritur këtë vizion të përbashkët”, tha ai të mërkurën.

Gjithashtu, Hovenier është pyetur se “a është procesi i integrimit të serbëve në institucione i ndërlidhur posaçërisht me procesin e themelimit të Asociacionit?”, pasi ditë më parë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pretendoi se ka dëgjuar që shtetet e QUINT-it kanë thënë se fillimisht duhet të kthehen serbët në institucione e pastaj të formohet Asociacioni.

“Një pyetje e vështirë për mua që t’i përgjigjem, Atë që mund të them është se jam në dijeni që disa serbë e kanë tërhequr këtë paralele dhe kanë bërë këtë lidhje. Nga perspektiva e SHBA-së këto janë dy gjëra që duhet të ndodhin. Është e vështirë për mua të them se cila është sekuenca apo shkaku e pasoja. Ne duam të shohim kthimin e serbëve në institucione”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha të martën se nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it ka dëgjuar se nuk mund të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Ai u kërkoi atyre sqarime nëse kanë ndryshuar mendimin, ndërkaq e akuzoi Serbinë për shkelje të marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel e Ohër.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

“Varrezat dhe Manastirët magazina ushtarake serbe”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon detaje

Kuvendi-Kosoves

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

basha lulzim

Basha: T’i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë

IMG_0189

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Albin Kurti është lojtari kryesor i ndërkombëtarëve në Ballkan, ja kush e thotë? (VIDEO)

ejup maqedonci

Mësohet se kur arrijnë “Javelinët” në Kosovë

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

​Sot shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

policia ambulanta kosove

Ky është 30-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Prishtinë (FOTO)

nexhmedin spahiu

SHBA-ja apo Britania? Spahiu tregon kush janë aleat më të besuar për shqiptarët

INFO

NA NDIQ