Hovenier: Serbia ka përgjegjësi për të hetuar, arrestuar dhe ekstraduar të dyshuarit për sulmin e Banjskës

Picture of INA
INA

01/11/2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur mbrëmë për sulmin në Banjskë duke thënë se autorët e sulmit duhet të japin përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit.

Ai tutje tha që ajo që ndodhi në Banjskë ishte e tmerrshme.“Qeveria amerikane po përfundon vlerësimin e saj të përgjegjësisë. Ende nuk e kemi përfunduar. Por do të përsëris atë që kemi thënë më parë, ata që janë përgjegjës për këtë vepër kriminale, për vrasjen e një polici, për kërcënim të sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe do të punojmë me partnerët tanë kosovarë dhe të tjerët për të siguruar që kjo të ndodhë”, tha Ambasadori Hovenier, raporton Gazeta10.

I pyetur se a duhet të ekstradohet Milan Radojiçiqi në Kosovë, Ambasadori Hovenier citoj atë që kolegu i tij Robert Wood kishte thënë në Këshillin e Sigurimit gjatë takimit të fundit të Këshillit të Sigurimit për këtë.

“Ky është qëndrimi i Qeverisë së SHBA-së, nuk ka ndryshuar: Autorët e sulmit duhet të japin përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit. Kjo përfshin përgjegjësinë e Serbisë për të hetuar, arrestuar, ekstraduar apo ndjekur penalisht çfarëdo të dyshuari që mund të ketë ikur në Serbi. Ky mbetet qëndrimi i qeverisë sime”, tha ai.

Hovenier gjithashtu ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës plotësisht e mbështesin propozimin evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që iu prezantua kryeministrit Albin Kurti nga pesëshja diplomatike, më 21 tetor.

Sipas Hovenier, ShBA është në të njëjtën linjë me Francën, Gjermaninë, dhe Italinë për draft-statutin e Asociacionit.

“Në deklaratën e fundit të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, ata përshkruan draft-statutin – që ata e dinë se e miratojnë plotësisht dhe do të shtoj, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht – si një “mënyrë bashkëkohore evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane brenda parametrave të përcaktuar nga palët”. Ne pajtohemi me këtë”, deklaroi ai në Kanal 10.
Tutje, ambasadori Hovenier shtoi se Asociacioni “është një përkushtim, obligim i Kosovës” por se gjithashtu ShBA e kuptojnë dhe pranojnë se “ai Asociacion i komunave me shumicë serbe duhet të kufizohet në mënyra të caktuara”, tha ambasadori

Hovenier theksoi se Asociacioni duhet themeluar përkrah parimeve të Kushtetutës së Kosovës dhe të jetë në përputhje me editorialin dhe qëndrimin që ShBA-ja e shprehu përmes Derek Chollet dhe Gabriel Escobar.

Sipas tij, brenda draftit ka modalitete që ia lejojnë Gjykatës Kushtetuese ta miratojë atë.

“Pika e fundit: a është në përputhje me Kushtetutën? Ne besojmë se po, besojmë se është në përputhje të fortë. Por, do të theksoj gjithashtu se edhe ne e pranojmë dhe një nga elementët e saj është organi përfundimtar për të përcaktuar kushtetutshmërinë e çdo gjëje në Kosovë është vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe draft-statuti ka modalitete në të për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje ta miratojë edhe atë vendim”.

Hovenier komentoi edhe zërat se ky Asociacion nënkupton një Republikë të dytë Sërpska.

“Unë e kam thënë zyrtarisht shumë herë se çka nuk duam është një entitet tjetër i ngjashëm me Republikën Srpska në Kosovë. Ne besojmë se ky draft-statut e shmang një gjë të tillë”, deklaroi ai.

Teksa komentoi qëndrimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq pas takimit të fundit në Bruksel, tha se nënshkrimi i marrëveshjes nuk është dhe aq i rëndësishëm sa është përmbushja e obligimeve.

Ndonëse tha se e vlerësojnë gatishmërinë e Kurtit për nënshkrim, Hovenier shtoi se shumë marrëveshje të tjera nëpër botë janë ligjërisht të obligueshme edhe pa qenë të nënshkruara

Hovenier theksoi se BE dhe ShBA e shohin Marrëveshjen Bazë ligjërisht të obligueshme.

“Nga këndvështrimi ynë, ndërsa ne e pranojmë interesin e Kryeministrit Kurti për të pasur një nënshkrim, mendojmë se është shumë më pak e rëndësishme sesa rëndësia aktuale që të ecim përpara me zbatimin e plotë dhe të plotë të të gjitha detyrimeve të marrëveshjes nga të dyja palët. Mund t’ju jap lista të marrëveshjeve të tjera që nuk janë nënshkruar domosdoshmërish, por që janë ligjërisht të detyrueshme, përfshirë në procesin e dialogut. Dhe unë do të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian besojnë se Marrëveshja bazë dhe aneksi zbatues janë ligjërisht të detyrueshme”, deklaroi ambasadori

Ambasadori amerikan tutje foli edhe për mosgatishmërinë e presidentit serb për ta njohur Kosovën.

“Mund të them se në këtë çast, ne i besojmë Presidentit të Serbisë kur thotë se nuk është i përgatitur ta bëjë këtë”, deklaroi ai.

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të 26 tetorit në Bruksel, ka thënë se Serbia refuzoi ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë. Ai shtoi se Kosova, në anën tjetër, ishte e gatshme ta nënshkruajë Marrëveshjen, Aneksin, si dhe draft-statutin për Asociacionin, që iu prezantua Qeverisë me 21 tetor.

Sipas Kurtit, “pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin.”

TË FUNDIT
43 minuta
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani
5 orë
Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi
5 orë
Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s'ka më fasule, ramstek ma lirë se falë
5 orë
VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm
5 orë
E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

ME TE LEXUARA

1 ditë
Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës
5 orë
Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s'ka më fasule, ramstek ma lirë se falë
23 orë
Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat
5 orë
Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi
23 orë
Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
43 minuta
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani

LEXO MË SHUMË

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani

kroaci-kufi

Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

Foto: Ilustrim

Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s’ka më fasule, ramstek ma lirë se falë

drin dhe besian ahmeti

VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm

aeroport

E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

vlora-bregdeti-shqiptar

Gazetari Mehmeti: “Vlora ka filluar të reflektojë, janë ulur çmimet e çadrave

kazino lotari

I merret licenca një kompanie të lojrave të fatit, Lotaria Shtetërore ka vepruar paligjshëm

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

KE shqetësime për sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Radojcic vilat pasuria

Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

INFO

NA NDIQ