Hovenier: Thellësisht të shqetësuar për situatën në veri

INA
INA

29/05/2023

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se bashkësia ndërkombëtare është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës.

Pas takimit që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai tha për mediat në Prishtinë se me të parën e vendit ka ndarë “shqetësimin për mundësinë e dhunës dhe nevojën për të shtensionuar situatën”.

Hovenier më herët gjatë 29 majit u takua me krerët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, dhe i pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar. E përsëris, nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton moshyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”, tha Hovenier.

Në takimin me ambasadorin amerikan morën pjesë vetëm kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovisë së Veriut, Erden Atiq, dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë. Hovenier tha se të dy kishin pranuar ftesën për takim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

collage-10-600x360

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe fenë

Ana Baerbock

“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

Euro metali

Prodhonin dhe qarkullonin para false, arrestohen 6 persona në Prishtinë

Adem Jashari

Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

ana baerbock

Kryediplomatja gjermane: Do të dërgojmë 150 trupa shtesë në KFOR

flamuri-kuq-e-zi

4 mijë 268 persona në Kosovë e kanë emrin Flamur

arbnora fejza flamuri

Shqiptarja nga Kosova synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami (FOTO)

albin kurti vlore

Albin Kurti: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

uck

​26 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

INFO

NA NDIQ