Hovenier thotë se veprimet e fundit të Kosovës po rrisin tensione etnike

INA
INA

04/02/2024

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, tha Hovenier në një komunikatë të shtunën pak para mesnatës.

Në javët e fundit, autoritetet kosovare i mbyllën katër komuna paralele serbe, në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 2 shkurt pas mbylljes së tyre se “koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Në fund të janarit, Sveçla njoftoi edhe për bastisjen e një organizate joqeveritare serbe e vendosur në një anesk ndërtesës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, për siç tha, veprimtari të jashtëligjshme dhe rrezikim të sigurisë së Kosovës.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.Ndërkohë, Hovenier i bëri thirrje Kosovës përsëri ta shtyjë zbatimin e një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në pagesa me para ta gatshme, derisa të vendoset një procedurë e kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa njerëzit të njoftohen mirë për mënyrën se si do t’i marrin beneficionet.

Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht trynisë së madhe nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtyrë zbatimin e saj.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për, siç tha, “konfiskimin e dinarëve serbë dhe një automjeti që po i transportonte ato nga Serbia për pagesa sociale” nga Policia e Kosovës të shtunën.“Ne shpresojmë se autoritetet e Kosovës sigurohen që ato pagesa do të arrijnë pa vonesa te individët tek te cilët ishin nisur ato”, tha ai.

Qeveria e Kosovës thotë se zbatimi i rregullores për transaksionet me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtë dhe se nuk do të ketë gjoba për posedimin e valutave të vendeve të tjera.

Kryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Zlatan Ellek, tha të shtunën se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbim të serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës.

Duke folur në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut, Ellek theksoi se të gjithë ata që gëzojnë të hyra nga Serbia janë në rrezik dhe se rreth 100 mijë serbë në Kosovë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i autoriteteve kosovare për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb.“Kjo vlen për të gjitha institucionet që funksionojnë në sistemin serb, pensionistët, përfituesit e përfitimeve sociale, studentët, bursistët. Pra, i gjithë populli serb”, tha Elleku.

Ambasadori amerikan e përsëriti thirrjen që Kosova t’i zgjidhë çështjet në lidhje me strukturat e mbështetura nga Serbia në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./rel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

anketa partite

Anketa e IPIS: Ja kush fiton zgjedhjet në Maqedoni dhe nga sa deputetë? (TABELA)

protesta tirane opozita pd

Protesta e opozitës në Tiranë, përleshje me policinë, Berisha fjalim nga arresti shtëpiak, Rama në Turqi

ASH Sela Taravari

Si të dëshmohet se cila është ASH-ja legale? Shehu tregon se kush mund ta marrë vërtetimin nga Gjykata

spb-tetove

Qeveria s’jep pëlqim për shefin e SPB-së në Tetovë

administrata-600x360-1

Kush e keqpërdori balanserin, që maqedonasit me të madhe po punësohen si shqiptarë?!

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet mjeku dhe 3 infermiere në spitalin e Strugës

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

INFO

NA NDIQ