Mehmedi: Në BDI zihen se cili krah është më i fuqishëm, ai i LSDM-së apo ai i VMRO-së

0

Edhe pse zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm, partitë politike tashmë kanë filluar fushatën parazgjedhor dhe po adresojnë kritika ndaj njëra tjetrës.
Sonte në një debatë të TV21, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi deklaroi se brenda Bashkimit Demokratik për Integrim po bëhet debatë i fortë se cili krah është më i fortë, ai i LSDM-së, apo i VMRO-së, duke e aluduar se brenda këtij subjekti politik ka përcarje.
Në anën tjetër, Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka thënë se opozita shqiptare do ti fitojë zgjedhjet karshi partive shqiptare në pushtet. Sekretari Gjeneral i BESËS ka komentuar deklaratën e kreut të BDI-së për numrin e shumtë të partive shqiptare. Ai ka ironizuar duke thënë se z.Ahmeti duhet ta mbyllë BDI-në dhe të shkojë në shtëpi. “Nëse Ahmetit i duken shumë parti, le ta mbyllë BDI-në dhe të shkojë tek shpia”, deklaron Hoxha.(INA)