Hoxha: Do të ketë reforma në Bujqësi, do të përfitojnë të gjithë bujqit!

I ftuar në Klan Macedonia, Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA theksoi se sektori i Bujqësisë do të ketë reforma rrënjësore që përfitues do të jenë të gjithë bujqit.

Hoxha theksoi se bujqësia ka shumë probleme dhe se shpresojmë që të zgjidhim të gjitha një e nga një, duke qenë i hapur për gjithëse
cilin dhe duke vizituar çdokënd e ndihmuar ato.

Ministri Hoxha gjithashtu ka deklaruar se ai si ministër nuk bën ndasi fetare dhe etnike, por i konsideron të gjithë qytetarët si të barabartë.