Hoxha: Kjo qeveri është e delegjitimuar, sa më shpejt vendi të shkoj në zgjedhje

Zëvendëskryetari i Besës, Arjanit Hoxha në Tv24, në emisionin “Analiza” ka folur rreth strategjisë së tyre si parti për rrëzimin e kësaj qeverie.

Hoxha ka thënë se kjo qeveri është e delegjetimuar dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne kemi strategji për të treguar se kjo qeveri është e delegjitimuar. Një muaj më parë deputeti Fadil Zendeli u shkarkua si antar komisioni në Kuvend në mënyrë antikushtetuese, duke ndërhyrë pushteti dhe askush nuk reagoi se në kuvend po ndodh një turp i demokracisë. Kjo qeveri duhet të shkojë, dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Hoxha.