Hoxha nënshkruan marrëveshjen/ Për herë të parë shqiptarët do të menaxhojnë me Liqenin e Prespës

Në brigjet e Liqenit të Prespës, sot i dorëzova kontratën koncesionarit të ri “Prespafish”, për peshkim tregtar në zonën e peshkimit Liqeni i Prespës, si dhe për organizimin e peshkimit rekreativ në zonën rekreative Liqeni i Prespës,kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha informon Tetovasot

Me dhënien e koncesionit, para së gjithash, do të mundësohet mbrojtja e rezervave të peshkut në ujërat peshkues, si dhe shfrytëzimin ekonomik në një mënyrë të qëndrueshme.
Shpresoj për bashkëpunim të frytshëm me koncesionarin në mënyrë që të arrijmë rezultate pozitive në fushën e peshkimit në aspekt të shfrytëzimit të fondit të peshkut u shpreh Hoxha.
Koncesionari do të duhet të punojë në bazë dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Peshkim dhe Akuakulturë dhe të zbatojë me përgjegjësi të madhe detyrimet që dalin nga marrëveshja e koncesionit.