Hoxha nga Shkupi fillon Hytben e Xhumasë: Qoftë e bekuar Dita e Alfabetit! (Video)

0
Foto: Ilustrim

Hoxha Abdusamed ef. Zeqiri nga Shkupi e ka filluar hutben e Xhumasë me porosinë: Qoftë e bekuar Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Të nderuar vëllezër besimtarë, sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe unë dua të ndaj me ju disa çaste jo vetëm të gëzimit, por edhe të përkujtimit të rëndësisë së madhe që ka shkrimi e dija. Sot para 111 vjetëve në Manastir, pra më 22 nëntor 1908, shumë intelektualë shqiptarë, mes të cilëve edhe disa hoxhallarë, si Hafiz Ibrahim ef. Hoxha nga Shkupi e Rexhep efendi Voka nga Tetova, morën vendim për alfabetin unik të shqipes, me çka u vendos edhe gurthemeli i identitetit tonë kombëtar. Në fakt, në shumë ajete të Kuranit Zoti betohet në gjëra të rëndësishme nga bota jonë. Ai betohet për kohën, betohet në diellin dhe hënën, betohet edhe në yjet, por ne do ta sjellim sot një betim të veçantë të Allahut – betimin në Lapsin dhe Shkrimin. Zoti thotë në ajetin e parë të kaptinës “Kalem”, pra të kaptinës “Lapsi”: “Nun. Vel kalemi ve ma jesturun” (Nun. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë)”, ka thene ai në ligjëratën e sotme.

Hoxha nga Shkupi në Hutben e Xhumasë: Qoftë e bekuar Dita e Alfabetit shqip!

Hoxha nga Shkupi në Hutben e Xhumasë: Qoftë e bekuar Dita e Alfabetit shqip!

Gepostet von Lajm TV am Freitag, 22. November 2019