Hoxha nga Shkupi: O shqiptarë çfarë kërkoni në Mekë kur i kemi “Mekat” në Iliricum

INA
INA

24/12/2023

Zekerija Idrizi

Miliona e miliarda euro shpenzohen nga haxhinjtë – vizitorët e vendeve të shenjta në Mekë e Medinë të Arabisë Saudite. Shkojnë atje për të vizituar vendet e shenjta: Qabenë, Safanë dhe Mervenë, Minan, Muzdelifenë, gurët e shejtanit (djallit), gjurmët e profetëve Muhamed, Ibrahim (Abraham) e Ismail (Ismaeli), vendin e Haxheres etj.
Këto shpenzime të majme bëhen në një kohë kur qindra mijëra familje tona gjenden në zgripc të ekzistencës; kur qindra mijëra familje kanë përplot jetimë e invalidë; kur qindra e mijëra individë janë pa kulm mbi kokë e me sëmundje të rënda e të pashërueshme; kur përplot nxënës e studentë të talentuar për shkaqe ekonomike nuk mund të vazhdojnë studimet e mëtejme. Nga ana tjetër, kemi përplot shkolla, biblioteka e çerdhe fëmijësh që gjenden në shkallë rrënimi, si dhe kemi përplot vende ku mungojnë shkollat, bibliotekat, kinematë, teatrot, çerdhet e fëmijëve, ambulancat, spitalet etj.
Është shumë domethënëse ajo anekdota me atë plakun shqiptar që kishte vendosur për të shkuar në Qabe, por rrugës dëgjon qarjet dhe ankesat e një familjeje në një shtëpi buzë rrugës. Ndalet të dëgjoj qarjet dhe ankesat e tyre. Kupton që ata ishin një familje shumë e varfër dhe kishte ditë që nuk kishin ngrënë e pirë gjëkafshë. Plaku aty për aty nxjerrë lekët e tubuara për haxhillëk dhe ia dhuron kësaj familjeje dhe kështu vendos të mos vete për në Qabe. Ja, ky është një patriot dhe besimtar i vërtetë e i mirëfilltë në Zot, sepse lë anash interesat e veta për t’u vënë në shërbim të humanitetit, bëmirësisë e njerëzores. Haxhilerët, siç na rrëfen anekdota, gjatë kryerjes së ritualeve fetare të haxhit në Mekë e Medinë, në çdo vend e cep e kishin parë të parin atë plakun evlija (dashnor të Perëndisë) tek zbatonte ritet fetare. Do të thotë Zoti ia realizoi nijetin (qëllimin) e pastër haxhiut plak për shkak të zemërgjerësisë e bujarisë së tij.
Ndërkohë që në qytetet e fshatrat tona kemi plot vende e monumente të shenjta e shumë të rëndësishme me vlera historike e monumentale kombëtare.
Kemi Krujën tonë historike ku Kryetrimi e Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti lartë Flamurin Kuq e Zi dhe rezistoi burrërisht me ushtarët e tij arbërorë kundër hordhive aziatike osmane. Pikërisht në këtë qytet u themelua Principata e Arbërit më 1190, kurse në harkun kohorë 1400-1500 ishte Kështjellë e pamposhtur e ushtrisë së Skënderbeut.
Mandej kemi vendin tjetër të shenjtë, Prekazin historik, ku prehen qetë shpirtërat e heronjëve e martirëve më të famshëm të kombit e atdheut tonë. Aty janë ngritur lartë përmendoret e kryekomandantëve tanë legjendarë tëz UÇK-së Adem Jashari, Hamëz Jashari, Shaban Jashari, nëna heroinë Zahide Jashari dhe familjarët e tyre.
Kemi poashtu qytetin tonë historik Manastirin, ku u organizua Kongresi i Alfabetit, si dhe dhjetëra vende e monumente të tjera me vlerë të madhe kombëtare.
Së këndejmi, pra, kemi edhe personalitetet tona madhore kombëtare që lanë gjurmë të thella e të pashlyeshme në analet e historisë sonë shqiptare.
Përfundimisht, “haxhillëku”, respektivisht, pelegrinazhi ynë i shenjtë është që t’i vizitojmë, t’i mbrojmë e t’i respektojmë veçantë vendet, monumentet dhe personalitetet tona historike.
Ndërkohë, parat tona, milionat e miliardat, le t’i derdhim në rrafshin e zhvillimit të shkencës, teknologjisë, ekonomisë, arsimit, kulturës e artit tonë. Në këtë rrafsh mandej le të investojmë edhe në themelimin e fondeve për shkollimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, të cilët janë ardhmëria e kombit dhe atdheut tonë. Dorën në zemër, ka ca fonde por që ne duhet t’i fuqizojmë akoma dhe t’i vëmë në shërbim të së mirës së përgjithshme, veçanërisht në sferën e arsimit, të shkencës dhe të ekonomisë.
Në fakt “larjen e mëkateve” e bëjmë tek atëherë kur i shërbejmë dinjitetshëm kombit dhe atdheut tonë, e jo me vajtjen në Mekë e Medinë, ku me paratë tona fuqizojmë monarkinë absolutiste dhe tiranike të regjimit arab saudit dhe, njëkohësisht, fuqizojmë fondet e tyre për përhapjen në botë të fundamentalizmit islamik dhe të ideologjisë rigjide vehabito-selefiste… Ideologji kjo që dy dekadat e fundit ka depërtuar në trojet tona etnike dhe po mëton të përdhosë dhe rrënojë vlerat tona më substanciale e më themelore kombëtare.
Këtë ne nuk guxojmë kurrsesi ta lejojmë. Përkundrazi, duhet urgjentisht të ndërmarrim masat parandaluese për zhbërjen e këtij kanceri dekadent vdekjeprurës për idealet dhe kauzën tonë kombëtare …

P.S. Jo ta gjuajmë djallin me gurë në Mekë, por ta gjuajmë djallin e djallëzoren në vetveten tonë, që t’i ndryshojmë pozitivisht sjelljet dhe moralin tonë! Me të ndryshuar vetveten, ne, në fakt, jemi në gjendje të ndryshojmë edhe botën nga e mbara ….

Zekerija Idrizi, “Pjesë nga libri im më i ri “Monolog me monopolin religjioz”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

xhelal xheladini

Ndërroi jetë këngëtari kumanovar i hiteve të mëdha Xhelal Xheladini

Kurani

Në Shqipëri restaurohet Kurani 100-vjeçar

100-denar

MASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri

Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Emocionohet rektori i UT-së: Qytetarët lëshonin shtëpitë e tyre të fillon mësimi, nuk i ndalonte asgjë studentët..

anila aliu

23-vjeçarja shqiptare “pushton” skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë: Jam shumë krenare

albin kurti

Albin Kurti për gjuhën shqipe

tetova

Besa Dauti emërohet drejtoreshë në Galerinë e Arteve në Tetovë (FOTO)

sunaj-raimi

Puna e tre gjërave që e korisin burrin!

INFO

NA NDIQ